Lajm

Autoshkolla prezantohet para ministrit te infrastruktures Arban Abrashi

1244 Lexime

Autoshkolla është platforma që tashmë ka ndihmuar mijëra përdorues sa i përket mësimit të testit të autoshkollës.
Duke grumbulluar të gjitha testet e vitit 2020, aplikacioni Autoshkolla jep casje ne 84 teste të ndryshme, nga të cilat
pa asnjë dyshim ndihmojnë në përvetësimin dhe njohurinë e duhur për të gjitha rregullat dhe nocionet në komunikacion.
Autoshkolla përkujdeset për argëtimin dhe disponimin e cdo përdoruesi duke dhënë informacione shtesë në kohë reale,
si dhe lojëra të ndryshme ku përfshihen edhe shumë shpërblime.

Ekipi i Tentonit patën rastin të takohen edhe me ministrin e infrastrukturës Arban Abrashi, ku edhe u zhvilluan biseda dhe spjegime më të hollësishme sa i përket veprimtarisë dhe kontribimit të aplikacionit Autoshkolla për siguri dhe vetëdijësimin e pjesëmarrësëve në komunikacion.

Autoshkolla si platformë tashmë është e shfrytëzueshme nga mbi 200 mijë përdorues.
Energjia pozitive që buron nga Tentoni, kalon tek përdoruesit e aplikacionit Autoshkolla, me mund dhe përkushtim.