Artikull

Gomat e Dimrit: Ligji dhe Cilat janë më të mira? Të ngushta apo të gjëra.

13217 Lexime

Makina dhe rruga kontaktin e parë mes vete e bëjnë përmes gomave, andaj edhe shumë më e rëndësishmë është gjendja e gomave të makinës për një vozitje të sigurt.

Dicka që duhet kemi parasysh gjatë përdorimit të makinës, për një vozitje të sigurt, është ruajtja e duhur e gomave, ndërrimi i rregullt, balancimi dhe presioni që janë disa nga faktorët kryesor dhe të rëndësishëm në funksionimin më të mirë dhe të sigurtë të gomave të makinës, raporton Autoshkolla Online.

Janë 5 rregulla të cilat duhet ndjekur për një performancë të sigurt si dhe ndjekja e tyre rezulton në jetgjatësi për gomat e makinës suaj:

  1. Presionin e gomave duhet kontrolluar rregullisht. Një inflacion i pabarabartë i gomave ndikon automatikisht në cilësinë e ngasjes, si dhe në konsumimin jo të barabartë të gomave.
  2. Në cdo 5.000 deri 10.000 kilometra duhet ndërruar pozicioni i gomave nga boshti i parë tëk i prapmi.
  3. Duhet kontrolluar nëse gomat janë montuar në drejtimin e duhur ashtu sic edhe shënon në gomë.
  4. Jeni i qetë në vozitje! Frenimi i mënjëhershëm, apo i vrullshëm bashkë me goditjet anësore në cepa dhe kënde shkurtojnë jetgjatësinë e gomave. Reagimet e vrullshme, të paplanifikuara mund të rrezikojnë edhe jetën tuaj.
  5. Gjatë ndërrimit të gomave duhet kontrolluar gomat e vjetra për konsum të barabartë. Shikoni nëse gomat janë të montuara në mënyrë të duhur.


Profili i gomës

Gomat e verës kanë një profil me thellësi minimale ligjore prej 1.6 mm.
Meqenëse e preferueshme është një ndërrim prej 3mm më së shumti për gomat e dimrit, ose profili të ndërrohet prej 4mm më së largu.


Cili profil i gomave te dimrit është më i mirë?

Profili i gomave dallon nga njëri tjetri, ai i dimrit dhe i verës, dukë mbajtur më vete karakteristikat e tij.

Secila karakteristikë flet ndryshe në drejtimin dhe lëvizjen e makinës dhe aftësisë së lëvizjes në raste të ndryshme.

Profili i gjatë dhe i ngushtë njihët për ngjitje në rrugë, gjithashtu garanton stabilitet më të lartë drejtues gjatë vozitjes së drejtpërdrejtë.

Megjithatë akoma lindin mosmarrveshje se cilat goma, ato me profil të gjerë apo të ngushtë janë më të përshtatshme dhe më të mira për përdorim gjatë dimrit.
Presioni i gomave të ngushta është më i lartë në kontakt me rrugën, ndërsa gomat e gjera kanë një jëtgjatësi me të madhe të lamellave, që jane përgjegjëse për frenim në zonat e rrëshqitshme.

Gomat e dimrit nuk ndërrohen vetëm për arsye të borës. Gomat e dimrit vendosen për tolerancë të temperaturave të ulëta nën 7°C.

Ekziston një rregull që ndihmon për orientim “4 x 4 x 4”, që do të thotë të përdorim gomat me një profil prej të paktën 4 mm në thellësi, me të njëjtin profil në të gjitha 4 rrotat dhe jo më të vjetra se 4 vite.
Mbi shënjestra dhe etiketime në goma të makinës, gjithashtu ekzistojne shënjetra për gomat e dimrit, që po ashtu tregojnë arsyen e përdorimit të tyre. Inicialet M+S, nënkuptojnë MUD+SNOë, që në nga gjuha angleze në shqipen do të thotë Baltë+Borë.


Ligji për ndërrimin e gomave

Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit starton nga data 15 nëntor dhe zgjat deri më 15 mars. 

Gomat e makinës duhet ndërruar nga të gjithë shoferët, duke u pajisur edhe me paisjet tjera dimërore, pa marrë paraysh kushtet atmosferike.

Ndërkohë edhe nga Këshilli i Sigurisë për Siguri në Trafik në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit rikujtohet se thellësia e vijave të gomës për përdorim gjatë periudhës së dimrit duhet të jetë më e madhe se 4mm.