Artikull

KODI I SHOFERIT TË MIRË

3392 Lexime

Një shofer i mirë është i respektueshëm ndaj shoferëve të tjerë, gjithmonë i vetëdijshëm për rrethinat, vozit brenda ligjit dhe parashikon rrezik që mund të shkaktohet nga drejtuesit e tjerë si dhe shkaktarëve të ndryshëm nga ambienti (psh. Moti).

Ju nuk do të jeni një shofer i mirë menjëherë. Mënyra më e mirë për t'u bërë një shofer është të mësoni dhe praktikoni për patent shofer ashtu sic është e planifikuar edhe me ligj të Kosovës. Ndërsa praktika dhe kujdesi i pandalshëm në rrugë, do t’ju bëj ju një shofer të mirë në rrugë. Një shofer që drejton, frenon, ndryshon shpejtësitë dhe përshpejton pa probleme është një drejtues i mirë. Drejtimi i qetë gjithashtu vendos shumë më pak stres në mekanikën e një automjeti, duke shmangur kështu prishjet e panevojshme dhe të papërshtatshme.

Është e rëndësishme të keni njohuri se si duhet reaguar ndaj situatave të mundshme përpara se ato të ndodhin në interes të jo vetëm sigurisë suaj por edhe të tjerëve në rrugë. Duke vepruar në situatat përpara dhe në kohën e duhur, do të bëheni një shofer më i butë. Me fjalë të tjera, duhet të jeni gjatë gjithë kohës aktivë.

Ndërsa disa nga cilësitë një shoferi të mirë jane e listuara më poshtë janë: 

  • Automjeti juaj cdo herë duhet të jetë teknikisht në gjendje të rregullt.

  • Asnjëherë të mos e drejtoni automjetin kur jeni: i lodhur, pa gjumë, i shqetësuar, nën ndikimin e alkoolit, drogës dhe nëse keni përdorur barëra psikoaktive.

  • Të respektoni rregullat e komunikacionit: përparësinë e kalimit, shpejësinë e lëvizjes dhe mos t’i pengoni as rrezikoni të tjerët duke lëvizur me shpejtësi shumë të madhe ose tepër të vogël. 

  • Me kujdes t’i përcjellni situatat në komunikacion, të keni kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve dhe këmbësorëve, të parashikoni veprimet e tyre dhe të evitoni rrezikun edhe atëherë kur të tjerët gabojnë.

  • Të mbani distancën e sigurisë në pikëpamje kohore të metodës 1,2 ose 3 sekonda, ashtu që në rast të rrezikut të ndaleni në mënyrë të sigurt pas mjetit tjetër.

  • Në kohën e duhur t’i përdorni dritat e shkurtëra ashtu që mos t’i pengoni pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.

  • Gjithmonë dhe në kohë të duhur të sinjalizoni me shenjë përkatëse për qëllimet tuaja: të ndaljes, kthimit, ndërrimit të shiritit të komunikacionit etj. Për këtë duhet që më parë të jeni bindur se a mund të kryeni veprimin e dëshiruar në mënyrë të sigurtë, dhe pastaj të filloni veprimin.

  • Në rast të aksidentit të ofroni ndihmën e duhur.

  • Gjithmonë të jeni të kujdesshëm dhe tolerantë ndaj pjesëmarrësve të tjerë.

  • Të kujdesemi për ruajtjen e mjedisit- ambientit!

Kujdesu për vetën dhe të tjerët në rrugë. E nëse të duhen mësime rreth patent shoferit, neve cdo herë na ke këtu!