Lajm

Si duhet të kontrolloni gjobat e trafikut përmes internetit

134 Lexime

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga Policia e Kosovës janë shqiptuar gjithsej 1.712 gjoba pëe shkelësit e rregullave të trafikut, njofton Autoshkolla Online.
Një numër mjaft i konsiderueshëm i gjobave u shqiptuan 24 orët e fundit në komunikacion rrugor, e duhet cekur që në mes tyre kanë ndodhur 32 aksidente, me të lënduar dhe dëme materiale.

Autoshkolla mëson që i vetmi ndryshim që policët kanë vënë re gjatë kohës së pandemisë, është që aksidentet me fatalitet janë zvogëluar dukshëm.
Megjithatë, bëjmë të ditur që tashmë gjobat e trafikut mund t’i kontrolloni edhe përmes internetit, në platformën që tash e një kohë është sjellur nga Policia e Kosovës.

Këta janë hapat që duhet ndjekur për t’u informuar në kohë reale për gjobat e shqiptuara për secilin shofer, nga AMCK:

Hapi 1: Së pari kyçuni në faqen e Policisë së Kosovës 

Mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://www.kosovopolice.com:85/login

Hapi 2: Ju duhet t'i plotësoni të dhënat

Këto janë të dhënat që kërkohen:
Numri Personal, Emri, Mbiemri, Data e lindjes, Kodin nga imazhi i paraqitur,

Hapi 3: Nëse gjithçka është në rregull klikoni mbi butonin “Pajtohem”

Duke klikuar në butonin “Pajtohem” ,
Bazuar në nenin 5 te Ligjit Nr.03/L-172 për mbrojtjen e të dhënave personale jepni pëlqimin për përpunimin e ligjshëm të të dhënave të juaja personale.

Hapi 4: Së fundi duhet të klikoni mbi butonin “Kontrollo gjobat e trafikut”

Pas veprimit të fundit, pas butonit “Kontollo gjobat e trafikut” ju shfaqet mesazhi i gjeneruar nga sistemi i cili ju njofton nëse keni apo jo gjoba aktive të shqiptuara nga Policia e Kosovës.