SHENJAT E TABELëS Së INSTRUMENTEVE

Këtu mund të gjeni disa nga shenjat dhe funksionet e tyre që gjenden në instrument tabelën e automjetit si dhe në kroskot.
Secila shenjë gjithashtu edhe njoftimi që ajo jep ka formën dhe ngjyrën e caktuar ashtu siç ju shfaqet edhe në veturën tuaj.

Image
Treguesi i dritave të gjata

Image
Treguesi i dritave të shkurtra

Image
Shenja e sinjaleve treguese të drejtimit

Kur ështē e ndezur shoqërohet zakonisht edhe me sinjal akustik.

Image
Shenja e sinjaleve të emergjencës

Kjo ndizet atëherë kur janë të gjithë treguesit e drejtimit ndezur.

Image
Shenja e fshesave të xhamit të parë

Image
Treguesi i nivelit të karburantit

Kur ndizet tregon se niveli i karburantit ka arritur në rezervë.

Image
Treguesi i temperaturës së ujit të sistemit të ftohjes

Kur është aktive tregon se temperatura e ujit të sistemit të ftohjes ka kaluar mbi nivelin e lejuar.

Image
Treguesi i Baterisë (Akumulatori)

Është një llampë me ngjyrë të kuqe që gjendet në instrument tabelën e mjetit e cila kur është e ndezur na njofton për probleme në sistemin e mjetit për prodhim të energjisë elektrike.

Image
Treguesi i presionit të vajit të motorit

Kur ndizet tregon se presioni i vajit të motorit është nën normat e lejuara.

Image
Treguesi për vendosjen e rripit të sigurisë

Kur është i ndizur tregon se njëri nga pasagjerët nuk e ka vendosur rripin e sigurisë.

Image
Treguesi i komandës së nxemësit për xhamin e pasëm

Image
Treguesi i komandës për tharjen e avullit të xhamit të përparëm

Image
Treguesi i dritave të pasme të mjegullës

Image
Treguesi i dritave të përparme të mjegullës

Image
Treguesi i cili ndizet kur aktivizojmë frenin parkues

Image
Treguesi i sistemit të frenimit

Kur ndizet tregon se ka defekt nē sistemin e frenimit, niveli i lëngut në sistemin e frenimit është nën sasin e lejuar ose ferotat e frenimit janë shpenzuar.

Image
Treguesi i menaxhimit të motorit

Image
Drita e kontrollit të emetimit

Image
Treguesi i hapjeve të dyerve të mjetit

Ndizet atēherë kur ndonjëra nga dyert nuk është mbyllur si duhet.

Image
Treguesi i bagazhit

Ndizet atëherë kur kemi bagazhin hapur.

Image
Treguesi i Air-Bag

Ndizet kur kemi problem me ndonjërin nga AIR-BAG.

Image
Treguesi i frenimit

Aktivizimi i kësaj drite njofton për shpenzimin e ferotave të frenimit.

Image
Sistemi i frenimit ABS

Ndizet kur kemi problem me sistemin ABS të frenimit.

Image
Treguesi ESP

Aktivizohet kryesisht kur nisemi vrullshëm ose në terene të rrëshqitëshme dhe jo të gjitha rrotat e automjetit kanë nxitim të njejtë.