SHENJAT NGA PERSONAT E AUTORIZUAR

Çdo pjesëmarrës në trafik është i obliguar që të veprojë në bazë të urdhërave që i jep personi i autorizuar.

Pjesëmarrësit në trafik janë të obliguar të veprojnë sipas këtyre urdhërave edhe nëse ato urdhëra ndryshojnë nga rregullat e përgjithshme të trafikut ose nga domethënia e shenjave të vendosura në rrugë.
Persona të autorizuar janë policët, ose personat e tjerë, të cilët në bazë të autorizimeve nga ligjet, ushtrojnë kontrollin dhe rregullimin e trafikut në rrugë.

Shenjat, që pjesëmarrësve në trafik u japin personat e autorizuar, janë shenjat, të cilat jepen:
- Me duar, ose me pozitën e trupit (me ose pa tabelë, a shkop),
- Shenjat me zë,
- Shenjat ndriçuese.

Këto shenja, personi i autorizuar mund t'i japë:
- Në udhëkryq,
- Nga automjeti,
- Në çfarëdo pjese të rrugës.

Domethënja e rregullave të përgjithshme të trafikut, shenjave të trafikut dhe shenjave ndriçuese nuk vlen nëse trafikun e rregullon personi i autorizuar. Pa marrë parasysh se ku i jep personi i autorizuar domethënja është gjithmonë e njëjtë.

Image

Dora e ngritur vertikalisht, me shuplakën e hapur, do të thotë ndalim i detyrueshëm për të gjithë pjesëmarrësit e trafikut, përveç për ata që gjenden në kryqëzim dhe të cilët nuk mund të ndalën në mënyrë të sigurt.

Image

Trupi në pozitën normale të qëndrimit vertikal, ose me duar të zgjatura horizontalisht, për mjetet që vijnë nga drejtimet e gjoksit dhe shpinës të personit të autorizuar, do të thotë ndalim kalimi, kurse për mjetet që vijnë nga kahjet anësore, përkatësisht në drejtim të duarve të zgjatura kalim i lirë.

Image

Dora e shtrirë horizontalisht do të thotë ndalim kalimi për të gjithë pjesëmarrësit në trafik kahja e lëvizjes e të cilëve e ndërpret drejtimin ku është zgjatur dora.

Image

Luhatja e lehtë me dorë lartë poshtë me shuplakë të kthyer teposht do të thotë që shoferët në drejtim të të cilëve jepet kjo shenjë duhet të zvogëlojnë shpejtësinë e lëvizjes.

Image

Lëvizja me dorë në bërryl (nyje) nga e djathta në të majtë do të thotë që shoferët në drejtim të të cilëve jepet shenja duhet të shpejtojnë lëvizjen e mjeteve.

Image

Dora në pozitë horizontale e zgjatur me shuplakë të drejtuar ndaj mjetit të caktuar do të thotë obligim i ndaljes për shoferin e atij mjeti.

Image

Një fërshëllimë e shkurtër do të thotë thirrje për pjesëmarrësit në trafik që të përqendrojnë vëmendjen te personi i autorizuar, i cili me anën e shenjës përkatëse do të shprehë një kërkesë të caktuar.

Image

Disa fërshëllima të njëpasnjëshme do të thotë se ndonjëri prej pjesëmarrësve në trafik ka vepruar në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor ose me shenjat e vendosura në trafik. Krahas dhënies së kësaj shenje personi i autorizuar do të tregojë se me kë ka të bëjë shenja e dhënë dhe çfarë është i detyruar ai të bëjë.

Image

Një fërshëllimë e gjatë do të thotë ndalim i detyrueshëm për të gjithë pjesëmarrësit

Image

Një ose dy drita vezulluese (rrotative) me ngjyrë të kaltërt, mjeti me të drejtë përparësie për kalim.

Image

Dy drita vezulluese njëra prej të cilave është e kaltërt nga ana e djathtë, kurse tjetra e kuqe nga ana e majtë në mjetet që e sigurojnë përcjelljen e mjeteve të tjera (personaliteteve).

Image

Shenja me dritë "STOP-POLICIA" gjendet në anën e pasme të mjetit, në aparatin për dhënjen e shenjave me dritë. Kur personi i autorizuar e kyç shenjën "STOP-POLICIA" kjo do të thotë se shoferi i mjetit të personit të autorizuar duhet të ndalet.