SINJALIZIMI HORIZONTAL

Sinjalizimi horizontal i trafikut rrugor është grup i shenjave posaçërisht të formësuara dhe të koduara me destinim të shumëfishtë në trafik. Me pozitën e vet gjenden në fushën qendrore të vëmendjes së shoferit dhe ofrojnë numër të madh informatash të domosdoshme për pjesëmarrësit në trafik.

Sinjalizimi horizontal i trafikut ka për qëllim:
- Të definojë desitinimin e sipërfaqeve rrugore,
- Të sigurojë zhvillimin dhe orientimin në zonat e kryqëzimeve,
- Të sigurojë shënimin e të gjitha skajeve rrugore,
- T’i transmetojë informatat e shkruara,
- Të theksoj kuptimin e shenjave të caktuara të trafikut.
Përdoret pavarësisht ose si plotësim i sinjalizimit vertikal, në mënyrë që domethënja e këtyre shenjave të theksohet më fort, të caktohet ose të shpjegohet më plotësisht.
Shërben për rregulllmin e trafikut rrugor, si dhe për informimin dhe udhëzimin e pjesëmarrësve në trafik.

Image

Vija e pandërprerë gjatësore

Vija e pandërprerë gjatësore shërben për ndarje të rrugës sipas kahjeve të lëvizjes. E shënon ndalimin e kalimit të mjeteve mbi këtë vijë ose ndalimin e lëvizjes mbi të, qoftë për ndërrimin e kahjes, parkim, parakalim ose me rastin e kyçjes në trafik.

Image

Vija skajore

Vija skajore shërben për të dalluar skajin e sipërfaqes së rrugës për trafikun ose për ndarjen e sipërfaqës së rrugës me destinim të veçantë.

Image

Vija gjatësore e ndërprerë (vija ndarëse)

Vija gjatësore e ndërprerë (vija ndarëse) shërben për ndarjen e sipërfaqës së rrugës në shirita trafiku. Në kushtet të caktuara lejohet kalimi mbi të për përdorim të përkohshëm të shiritit për lëvizjen e mjeteve që vijnë nga kahja e kundërt.

Image

Vija e dyfishtë e pandërprerë

Vija e dyfishtë e pandërprerë shërben për ndarjen e sipërfaqeve dykahëshe të rrugë me më shumë shirita trafiku sipas drejtimeve të lëvizjes. Shënojnë ndalimin e lëvizjes nëpër të, qoftë për ndërrimin e drejtimit, parkim, parakalim ose me rastin e hyrjes në trafik. Ka domethënjen, përkatësisht rëndësinë e vijës së pandërprerë.

Image

Vija e dyfishtë e kombinuar

Vija e dyfishtë e kombinuar shërben për ndarjen e shiritave rrugor në vendet ku kushtet e shikueshmërisë lejojnë parakalimin ose kthimin vetëm në një kahje të lëvizjes. Mund ta kalojë shoferi në anën e të cilit gjendet vija e ndërprerë në kahjen e lëvizjes.

Image

Vija e dyfishtë e ndërprerë

Vija e dyfishtë e ndërprerë shërben për ndarjen e shiritave të trafikut me kahje të ndryshueshme të lëvizjes në të cilat trafiku është i rregulluar me mjetet për dhënien e shenjave ndriçuese të trafikut rrugor.

Image

Vendkalimi i shënuar për këmbësorë

Vendkalimi i shënuar për këmbësorë shënon pjesën e sipërfaqës rrugore të destinuar për kalimin e këmbësorëve.

Image

Vija e pandërprerë e ndalimi

Vija e pandërprerë e ndalimit, nënkupton vendin në të cilin shoferi është i detyruar të ndalë mjetin e vet. Para vijës së ndalimit në rrugë mund të shënohet edhe fjala "STOP".

Image

Vija e ndërprerë e ndalimit

Vija e ndërprerë e ndalimit nënkupton vendin në të cilin shoferi duhet të ndalë mjetin nëse është e nevojshme të lejohet që të kalojnë mjetet që kanë përprarësi kalimi, mund të shënohet edhe me trekëndësh me maje të kthyer drejt mjetit.

Image

Në sipërfaqen rrugore në afërsi të shkollës mund të gjendet mbishkrimi "SHKOLLA". Shoferët që i afrohen këtij mbishkrimi janë të detyruar të lëvizin me kujdes të veçantë.

Image

Shtegu i biçiklistëve

Shtegu i biçiklistëve në rrugë është pjesa e sipërfaqes së rrugës e cila në mënyrë të tërthortë kalon përtej rrugës dhe është i destinuar vetëm për lëvizjen e biçiklistëve.

Image

Shigjetat në sipërfaqen rrugore

Shigjetat në sipërfaqen rrugore shërbejnë për informimin e shoferëve lidhur me desitimin e shiritit të trafikut rrugor.

Image

Vendi i caktuar për vendndalim të autobusëve "BUS".

Image

Fusha për orientimin e trafikut rrugor

Fusha për orientimin e trafikut rrugor nënkupton sipërfaqen në të cilën është i ndaluar trafiku si dhe ndalimi dhe parkimi i mjeteve.