PROCEDURAT

Kushtet dhe Dokumentet e nevojshme për regjistrim të autoshkollës dhe për t’iu nënshtruar provimit teorik dhe praktik për patentë shofer janë:

  • Kandidati ti ketë mbushur 18 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë A, B1, B dhe C1.
  • Kopja e letërnjoftimit
  • Pagesa për paraqitjen e provimit
  • Çertifikata e kontrollit mjeksor (me kohë skadence prej 3 vite nga data e marrjes)
  • Çertifikata e kryqit të kuq (pa kohë skadence)
  • Dokumentet e regjistrimit të autoshkollës.

Sqarim: Duhet të keni kujdes të përgaditeni dhe të paraqitni provimin teorik dhe praktik për marrjen e patent shoferit para se dokumenteve të lartëcekura të ju kaloj koha e skadencës.

Pasi të keni përfunduar orët e caktuara të vozitjës me instruktorin e autoshkollës suaj, për të arritur aftësim në vozitje si dhe të keni mësuar pjesën teorike gjë që mund ta bëni përmes këtij aplikacioni tek kategoria LITERATURA dhe TESTET, ju jeni të gatshëm të paraqitni provimin (teorik dhe praktik) për marrjen e patent shoferit.