Testi 23 45:00 Rruga ka dy shirita të trafikut në një kah të lëvizjes. A ju lejohet tejkalimi në kthesa të padukshme? (4 pikë) Jo, në asnjë rast. Po, një veprim i till lejohet me rregullat e trafikut. Jo, vetëm gjatë kushteve të vështira atmosferike. Çka duhet të keni parasysh në këtë situatë? (4 pikë) Përparësia e kalimit gjatë përballëkalimit është rregulluar me shenja të trafikut. Jam i obliguar të ndalem për t’i dhënë përparësi kalimi mjetit i cili lëvizë nga kahu i kundërt. Kam përparësi kalimi në raport me mjetin i cili lëviz nga kahu i kundërt. Çfarë kujdesi duhet të keni gjatë ngasjes në kushte të vështira atmosferike, nëpër mjegull? (4 pikë) Do t’i përdor dritat e shkurtëra apo dritat e shkurtëra dhe dritat për mjegull. Do të lëviz me kujdes të shtuar, duke përshtatur shpejtësinë e lëvizjes. Do t’i përdor dritat e gjata për ndriçimin e rrugës, që rrruga të shihet më mirë. Çfarë kujdesi duhet të keni gjatë ngasjes jashtë zonës urbane në këtë situatë? (4 pikë) Në distancë të sigurisë gjatësore. Në distancë të sigurisë së paku 30 deri 50 metra. Në fushëpamje të kufizuar. Çka tregon kjo shenjë e trafikut? (4 pikë) Shiritin e trafikut për mjetet e transportit publik të udhëtarëve. Mbarimin e shiritit të trafikut për mjetet e transportit publik të udhëtarëve. Shiritin për ndalje emergjente. Cilit grup të shenjave i takon kjo shenjë e trafikut? (4 pikë) Të rrezikut. Të urdhrave të prera. Të lajmërimit. Çka tregon kjo shenjë e trafikut? (4 pikë) Fillimin e shiritit të trafikut për mjetet e transportit publik të udhëtarëve. Mbarimin e shiritit të trafikut për mjetet e transportit publikë të udhëtarëve. Rreshtimin e mjeteve në kryqëzim. Çka paralajmëron kjo shenjë e trafikut dhe në cilin grup të shenjave bënë pjesë? (4 pikë) Afërsinë e pistës së aeroplanëve. Lajmërimit. Rrezikut. Cilat janë parimet e ngasjes defanzive (mbrojtëse)? (3 pikë) Parashikimi i zhvillimit të situatave në trafik. Shmangija (evitimin) e aksidentit për shkak të shkeljeve të rregullave të trafikut nga pjesëmarrësit e tjerë. Mbajtja e distancës së sigurisë. Cilat mjete mund t’i drejtojë shoferi i cili posedon patentë shoferin e kategorisë ”B”? (3 pikë) Mjetin e udhëtarëve (veturën) deri 8 ulëse pa përfshirë ulësen e shoferit. Mjetin e transportit deri 7.5 tonë. Traktorin. Çka nuk i lejohet këmbësorit në rrugë? (3 pikë) Lëvizja ose qëndrimi në rrugë. Kalimi i rrugës nëse vendkalimi është më afër se 50 m nga vendi ku do të kalojë rrugën, brenda zonës urbane. Hyrja në rrugë prapa mjetit që kufizon fushëpamjen e rrugës. A ju lejohet të tejkaloni mjetin tjetër drejtpërdrejt para dhe në kryqëzim? (3 pikë) Po, mjetin që lëviz në rrugë me përparësi kalimi. Po, në kryqëzim me rrethrrotullim. Jo, në asnjë rast. Me çka përcaktohet distanca ndërmjet mjeteve gjatë ngasjes? (3 pikë) Me rregullat e trafikut. Me shenjat e trafikut. Me personin e autorizuar. Ku ndalohet ndalja e mjetit? (3 pikë) Mbi ura. Në distancë më të vogël se 5 m para vendkalimit të këmbësorëve. Mbi kapakët e rrjetit të ujësjellësit Ndaj cilëve pjesëmarrës në trafik nuk vlenë parimi i besueshmërisë? (3 pikë) Fëmijëve. Personave të moshuar. Personave me aftësi të kufizuara. Cilat janë rreziqet e mundshme gjatë ngasjes nëpër shi? (3 pikë) Mund të krijohet pyka ujore (akuaplaning). Mosvërjetja e gropave në rrugë, të cilat mbulohen me ujë. Zgjatet rruga e frenimit. Çka duhet të keni parasysh gjatë tejkalimit të mjeteve me dy rrota? (3 pikë) Distanca anësore e sigurisë duhet të jetës së paku 1 m. Distanca anësore e sigurisë duhet të jetës së paku 1.5 m. Do të sinjalizoj me tregues të drejtimit. Ku ndalohet ndalja? (3 pikë) Para garazhit. Në hyrje të rrugëve nëpër lagje. Në shiritin për biçikleta. Si duhet të sistemohet ngarkesa në mjet? (3 pikë) Të mos krijojë zhurmë të tepërt. Të mos i mbulojë targat e regjistrimit. Të mos e dëmtojë rrugën. Cilat veprime nuk lejohen në motoudhë? (3 pikë) Lëvizja me shpejtësi më vogël se 60 km/h. Kthimi gjysmërrethor. Lëvizja prapa. Çfarë ju njoftojnë shenjat e lajmërimit? (3 pikë) Rrugën nëpër të cilën lëvizni. Objektet e rëndësishme. Shërbimet e ndryshme. Cilat janë mjete me përparësi kalimi? (3 pikë) Mjeti i zjarrfikësve, kur është në intervenim. Mjeti për mirëmbajtjen e rrugëve. Mjeti i policisë, kur është në intervenim. Cila shenjë e trafikut ndalon kthimin gjysëm rrethor? (4 pikë) B. C. A. Çka duhet të keni parasysh në këtë situatë? (4 pikë) Unë kam përparësi kalimi në raport me biçiklistin. Unë do të ndalem për t’i dhënë përparësi kalimi biçiklistit. Në këtë kryqëzim respektohet rregulla e krahut të djathtë. A jeni të obliguar të kujdeseni për këmbësorin? (4 pikë) Po, vetëm në vendkalimin për këmbësorë. Jo, sepse nuk është duke lëvizur në mënyrë të drejtë. Po edhe pse këmbësori nuk është duke lëvizur në mënyrë të drejtë. Si do të veproni kur ju tejkalon, përballëkalon mjeti si në foto? (4 pikë) Do të vazhdoj lëvizjen me kujdes të shtuar që mos ta pengoj automjetin. Duhet të ngadalësoj shpejtësinë. Duhet të skajohem në anën e djathtë të rrugës dhe të ndalem. Çfarë paraqet vija e dyfishtë e kombinuar? (4 pikë) Ndarjen e shiritave të trafikut. Lejon tejkalimin nga ana ku shtrihet vija e ndërprerë gjatësore. Ndalon tejkalimin nga ana ku shtrihet vija e plotë gjatësore. Parimisht cila dëme që i ka shkaktuar mjeti i mbulon sigurimi nga autopërgjegjësia? (2 pikë) Dëmet që mjeti u shkakton të tjerëve. Të gjitha dëme pa marr parasysh shkaktarin e shkaktimit të aksidenitit. Vetëm dëmet që janë shkaktuar në mjetin më të ri se dy vite. Cilët faktorë ndikojnë negativisht në gjendjen psiko -fizike të shoferit? (2 pikë) Klima e papërshtatshme në mjet. Zhurma dhe vibracionet. Lodhja e shoferit. Si ruhet ambienti gjatë ngasjes (Eko-ngasja) dhe kursehet karburanti? (2 pikë) Në përpjetëze e vejëm ndërruesin në shkallë adekuate të transmisionit. Në teposhtëze duhur fikur motori. Në teposhtëze ndërruesin e vendosim në atë shpejtësi pa pasur nevojë të frenojmë vazhdimisht. Per ta pare rezultatin e testit ju duhet te regjistroni. Regjistrimi eshte falas. × Zgjedh vendin Deçan Dragash Drenas Ferizaj Fushë Kosovë Gjakovë Gjilan Graçanicë Hani i Elezit Istog Junik Kaçanik Kamenicë Klinë Kllokot Leposaviq Lipjan Malishevë Mamushë Mitrovicë Novobërdë Obiliq Partesh Pejë Podujevë Prishtinë Prizren Rahovec Ranillug Shtërpcë Shtime Skenderaj Therandë Viti Vushtrri Zubin Potok Zveçan Shqiperi Maqedoni Serbi Mali Zi Kroaci Slloveni Greqi Gjermani Zvicer Itali Austri Suedi Norvegji Finland Danimarke Angli Amerike Kanada Turqi Tjeter Regjistrohu dhe Shikoni Rezultatin Të dhënat tuaja do të mbrohen me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Kosovës.