Testi 26 45:00 Çka duhet të keni parasysh në këtë situatë? (4 pikë) Do të respektoj shenjat e trafikut. Do t’i jap përparësi kalimi mjeteve të cilat lëvizin në kryqëzim. Kam përparësi kalimi në raport me mjetet që lëvizin në kryqëzim. A ju lejohet tejkalimi i motokultivatorit në këtë situatë? (4 pikë) Po, nëse nuk i rrezikoj dhe pengoj pjesëmarrësit tjerë në trafik. Jo, është në kundërshtim me rregullat e trafikut. Po, vetëm gjatë lëvizjes brenda zonës urbane. A ju lejohet tejkalimi i qerres në këtë situatë? (4 pikë) Jo, në asnjë rast. Jo, tejkalimi i qerres është i ndaluar me shenja në rrugë. Po. Gjatë ngasjes keni hasur në situatën si në foto. Ç keni parasysh? (4 pikë) Pas kthesës mund të gjendet ndonjë mjet i cili lëviz ngadal. Frenimin e vrullshëm në mes të kthesës. Ndonjë mjet i cili lëviz në shiritin tim. Çka tregon kjo shenjë e trafikut? (4 pikë) Fillimin e autoudhës. Ndalim trafiku për mjete të udhëtarëve (vetura). Motoudhën. Çka tregon kjo shenjë e trafikut? (4 pikë) Vendin ku mbaron kufizimi i shpejtësisë. Vendin ku fillon kufizimi i shpejtësisë. Vendin ku mbaron shpejtësia më e vogël e lejuar. Çka tregon kjo shenjë e trafikut dhe në cilin grup të shenjave bën pjesë? (4 pikë) Kohëzgjatjen e parkimit. Të urdhrave të prera. Të lajmërimit. Çka tregon kjo shenjë e trafikut dhe në cilin grup të shenjave bën pjesë? (4 pikë) Kryqëzimin me rrethrrotullim. Të urdhrave të prera. Afërsinë e kryqëzimit me rrethrrotullim. Cilat janë rreziqet gjatë ngasjes nëpër borë? (3 pikë) Kontakti i gomës me rrugën zvogëlohet. Në rast të frenimit rritet rruga e ndaljes. Mund të mbulohen shenjat në rrugë. Si mund të kontrollohet gjendja teknike e automjetit? (3 pikë) Në qendrat e kontrollit teknik të automjeteve të licencuara. Përmes kontrollit teknik mobil. Në çdo servis për riparimin e automjeteve. Në cilat raste zgjatet rruga e ndaljes? (3 pikë) Nëse pneumatikët janë me presion adekuat. Nëse rruga është e mbuluar me borë. Nëse shoferi është i lodhur. Në rrugë me pjerrtësi gjatësore, në të cilin përballëkalimi është i vështirësuar, cili mjet duhet të lëvizë prapa për ta mundësuar përballëkalimin? (3 pikë) Mjeti i lehtë, i cili takohet me mjetin e kategorisë më të lartë (rëndë). Kamioni, kur takohet me automjetin e udhëtarëve (veturën) e cila terheq kampshtëpizen. Automjeti i udhëtarëve, kur takohet me kamionin. Kur mund ta kaloni vendkalimin hekurudhor pa mbrojtëse me dritë të kuqe, pasi që treni ka kaluar? (3 pikë) Atëherë kur drita e kuqe fiket. Pasi ka kaluar treni, do të kaloj pa u fikur drita e kuqe. Menjëherë si të fillojnë të lëvizin mjetet nga kahu i kundërt. Nën cila kushte zvogëlohet kontakti (puthitja) i rrotave me rrugë? (3 pikë) Nëse rruga është me baltë. Nëse rruga është e mbuluar me gjethe. Nëse rruga është e terur. Si quhet rruga prej momentit të shtypjes së frenit punues e deri te ndalja e plotë e mjetit? (3 pikë) Rruga e reagimit. Rruga e frenimit. Rruga e ndaljes. Në cilat raste ndikon alkooli më shpejt? (3 pikë) Nëse shoferi është i uritur. Nëse shoferi është në stres. Nëse shoferi nuk posedon patentë shoferi. Cilat janë dënimet nëse shoferi e tejkalon shpejtësinë mbi 30km/h deri 50 km/h brenda zones urbane? (3 pikë) Shqiptimi i tri pikëve negative. Masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik gjashtë deri në dymbëdhjetë muaj. Dënimi me të holla prej 200 deri 600 euro. Në cilat vende të rrugës mund të ketë akull? (3 pikë) Mbi ura. Në vende nën hije të rrugës nëse posaçërisht rruga kalon në vise malore. Në tunele. Kur duheni ta rritni distancën e sigurisë kur lëvzini njëri pas tjetrit? (3 pikë) Në rrugë me borë. Në pjesën e rrugës të ndotur me baltë. Nëse shpejtësia e lëvizjës është e madhe. Cilat rregullat vlejnë për këmbësorë gjatë lëvizjes jashtë zonës urbane? (3 pikë) Duhet ta shfrytëzojë anën e majtë të rrugës në kah të lëvizjes. Gjatë kohës së pashmërisë së zvogëluar ta mbajë ndonjë mjet ose pajisje reflektuese apo burim drite. Duhet të jetë çdo herë nën përcjelljen e personit të moshës madhore. Cilët shoferë e rrezikojnë sigurinë në trafik? (3 pikë) Shoferët që mbivlerësojnë aftësitë e tyre. Shoferët që janë tolerantë ndaj gabimeve të të tjerëve. Shoferët nën ndikimin e medikamenteve të cilat ndikojnë negativisht në aftësië e ngasjes. Cilat shenja të trafikut e rregullojnë përparësnë e kalimit në kryqëzim? (3 pikë) Shenja” Ndalje e obligueshme” Shenja “ Rruga me një kah”. Shenja “ Trafiku zhvillohet në dy kahe”. Cila shenjë ndriçuese ju ndalon lëvizjen përgjat shiritit mbi të cilën është vendosur shenja? (4 pikë) A. B. C. Çka duhet të keni parasysh në këtë situatë? (4 pikë) Do të vazhdoj lëvizjen para automjetit të verdhë. Do të vazhdoj lëvizjen pas automjetit të verdhë. Do të respektoj përparësinë e kalimit të krahut të djathtë. Si duhet vepruar në këtë situatë? (4 pikë) Unë kam përparësi kalimi në raport me këmbësorët. Këmbësorëve u ndalohet kalimi përtej rrugës. Do të ndalem dhe t’u jap përparësi kalimi këmbësorëve. Çfarë domethënie ka pozita e policit si në foto? (4 pikë) Mjetet që vijnë në drejtim të krahëve e kanë kalimin e lirë. Këmbësorëve iu lejohet lëvizja. Mjetet që vijnë përballë apo prapa shpinës së policit duhet të ndalen. Çka do të thotë ndezja e dritës së kuqe së bashku me shigjetën plotësuese në semafor? (4 pikë) Kalimin e lirë për mjetet që lëvizin drejt. Kalim i lirë, por me kujdes të shtuar, në drejtim të shigjetës. Ndalim kalimi në të gjitha drejtimet. Për çka shërben friksioni (kuplungu)? (2 pikë) Për nisjen e mjetit nga vendi. Për ndaljen e mjetit në vend. Gjatë ngasjes në kthesa ruan stabilitetin e mjetit. Çka e karakterizon ngasjen ekonomike? (2 pikë) Qëndrueshmëria e gjatë e mjetit. Shpenzimet maksimale të karburantit. Shpenzimet minmale të karburantit. Cilët faktorë ndikojnë negativisht në gjendjen psiko-fizike të shoferit? (2 pikë) Alkooli. Lodhja. Pushimi i gjatë. Per ta pare rezultatin e testit ju duhet te regjistroni. Regjistrimi eshte falas. × Zgjedh vendin Deçan Dragash Drenas Ferizaj Fushë Kosovë Gjakovë Gjilan Graçanicë Hani i Elezit Istog Junik Kaçanik Kamenicë Klinë Kllokot Leposaviq Lipjan Malishevë Mamushë Mitrovicë Novobërdë Obiliq Partesh Pejë Podujevë Prishtinë Prizren Rahovec Ranillug Shtërpcë Shtime Skenderaj Therandë Viti Vushtrri Zubin Potok Zveçan Shqiperi Maqedoni Serbi Mali Zi Kroaci Slloveni Greqi Gjermani Zvicer Itali Austri Suedi Norvegji Finland Danimarke Angli Amerike Kanada Turqi Tjeter Regjistrohu dhe Shikoni Rezultatin Të dhënat tuaja do të mbrohen me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Kosovës.