Testi 34 45:00 Çka duhet të keni parasysh në këtë situatë? (4 pikë) Anashkalimin e obliguar nga ana e majtë. Në përshtatje të shpejtësisë. Vendkalimin e shënuar për këmbësorë. Çfarë kujdesi do të keni në këtë situatë? (4 pikë) Do të vazhdoj lëvizjen pa u ndalur, pasi që rruga është e lirë. Do të respektoj shenjën e trafikut. Do t’i jap përparësi kalimi rrugës tërthore. Si duhet vepruar shoferi i automjetit të udhëtarëve (veturës), deri sa jeni duke e tejkaluar? (4 pikë) Nuk i lejohet rritja e shpejtësisë së lëvizjes. Të lëvizë sa më afër mesit të rrugës. Të lëvizë sa më afër skajit të djathtë të rrugës. Çka duhet të keni parasysh në këtë situatë? (4 pikë) Në kthesë të dyfishtë apo kthesë të shumëfishtë, ku kthesa e parë është në të majtë. Në kufizim të shpejtësisë së lëvizjes. Në shpejtësi të rekomanduar të lëvizjes. Çka paralajmëron kjo shenjë e trafikut? (4 pikë) Rrugën me gunga. Rrugën e rrëshqitshme. Afërsinë e bregut. Çka paralajmëron kjo shenjë e trafikut? (4 pikë) Afërsinë e bregdetit. Urën lëvizëse. Rrugën jo të rrafshtë. Çka paralajmëron kjo shenjë e trafikut? (4 pikë) Kryqëzimin e rregulluar me semafor. Rrezikun në rrugë. Vendkalimin hekurudhor. Çka paralajmëron kjo shenjë e trafikut? (4 pikë) Vendkalimin hekurudhor. Rrezikun në rrugë. Tunelin apo galerinë në rrugë. Çka duhet të keni parasysh gjatë hyrjes në motoudhë? (3 pikë) Automjetet të cilat hyjnë në motoudhë kanë përparësi kalimi. Automjetet të cilat lëvizin në motoudhë kanë përparësi kalimi. Respektohet rregulla e krahut të djathtë gjatë hyrjes në motoudhë. Brenda zonës urbane rruga ka dy shirita për një kah, si do ta ngitni automjetin e udhëtarëve (veturën)? (3 pikë) Cilindo shirit nëse nuk pengohen mjetet tjera. Vetëm në shiritin e majtë. Vetëm në shiritin e djathtë. Në cilat raste ndalohet tejkalimi? (3 pikë) Drejtpërdrejti para dhe në vendkalimin e biçiklistëve. Në shiritin për nxitim. Nëse mjeti është duke lëvizur në kah të njëjtë por është ndalur që t’i lëshojë këmbësorët. A ju lejohet të tejkaloni mjetin tjetër drejtpërdrejt para dhe në kryqëzim? (3 pikë) Po, mjetin që lëviz në rrugë me përparësi kalimi. Po, në kryqëzim me rrethrrotullim. Jo, në asnjë rast. Nëse vjen deri te ngecja në autoudhë, si duhet të sillen shoferët e automjeteve në kolona? (3 pikë) Duhet skajuar djathtas dhe majtas, duke lënë mesin e lirë për mjetet me përparësi kalimi (intervenim). Mund të ngasin nëpër shiritin për ndalje emergjente deri te dalja e parë.. Mund të bëjnë kthimin gjysmërrethor dhe të ngasin deri te dalja. A mund të anulohet patentë shoferi? (3 pikë) Jo, në asnjë rast. Po, nëse arrin numrin e pikëve negative të parapara. Po, nëse shoferi i grumbullon 7 pikë negative. Para kryqëzimit është vendosur shenja “STOP” . Çka duhet të keni parasysh? (3 pikë) Ndalje e obligueshme para se të kaloj kryqëzimin. Duhet të ndalem sipas nevojes para shenjës. Duhet t’i jap përparësi kalimi rrugës tërthore. Çka kuptohet me kulturë në trafik? (3 pikë) Respektimi i ndërsjellë në trafik. Toleranca ndaj pjesëmarrësve në trafik. Agresiviteti i pjesëmarrësve në trafik. Cilat mjete nuk lejohen të lëvizin në autoudhë? (3 pikë) Automjetet që nuk mund të zhvillojnë shpejtësi së paku 60 km/h. Biçikleta. Mopedët. Si do ngasni mjetin në rrugë me tre shirita, ku trafiku zhvillohet në dy kahe? (3 pikë) Mund të shfrytëzoj cilindo shirit të trafikut. Do të shfrytëzoj shiritin e mesëm, varësisht nga shenjat në rrugë. Nuk më lejohet ta shfrytëzoj shiritin e skajshëm të majtë në kahun e lëvizjes. Cilat rregullat nuk i zbatojnë mjetet nën përcjellje kur janë në intervenim? (3 pikë) Rregullat që kanë të bëjnë me kufizimin e shpejtësisë. Urdhrin e personit të autorizuar i cili rregullon trafikun rrugor. Tejkalimit. Cilat janë kufizimet për shoferët e rinj gjatë dy viteve të para të posedimit të patentë shoferit? (3 pikë) Nuk u lejohet të lëvizin me shpejtësi më të madhe se 50 km/h në rrugët nacionale. Nuk u lejohet ta kryejnë transportin e organizuar të fëmijëve Ngasja e automjetit pa qenë i shënuar me tabelë përkatëse Ku ndalohet ndalja e mjetit? (3 pikë) Brenda zonës urbane. Në vendkalimin e këmbësorëve Në kthesa të padukshme. Në cilat raste përdoren dritat e shkurtëra ? (3 pikë) Gjatë përballëkalimit, kur mjeti tjetër vjen përballë dhe kur njëri nga shoferët e mjetiti ndal dritat e gjata dhe i ndez dritat e shkurtra. Në pjesën e rrugës me ndriçim rrugor. Vetëm gjatë ngasjes në motoudhë dhe autoudhë. Cila shenjë e trafikut tregon se jeni duke lëvizur në rrugën ku trafiku zhvillohet në një kah? (4 pikë) A. B. C. Çfarë domethënie ka drita e verdhë e pandërprerë në semafor? (4 pikë) Ndalim kalimi përveç mjeteve të cilat nuk mund të ndalen në mënyrë të sigurt para semaforit. Kalimi i lirë. Së shpejti në semafor do të ndizet drita e gjelbër. Çka duhet të keni parasysh në këtë situatë? (4 pikë) Do të ndalem para shenjës STOP dhe do t’i jap përparësi kalimi biçiklistit. Biçiklisti vazhdon lëvizjen pas meje. Unë kam përparësi kalimi në raport me automjetin e kaltër. Cilët pjesëmarrës e kanë kalimin e lirë sipas pozitës së policit? (4 pikë) Pjesëmarrësit që lëvizin në drejtim të krahëve. Pjesëmarrësit që lëvizin në drejtim të shpinës. Pjesëmarrësit që lëvizin në drejtim të gjoksit. Çfarë paraqet vija e dyfishtë e plotë? (4 pikë) Ndarjen e shiritave të trafikut. Ndalon kalimin e mjeteve mbi vija. Lejohet tejkalimi i mjeteve mbi vija. Çka do të ndikojë në shpenzim të madh të karburantit? (2 pikë) Ngasja me ngarkesë të panevojshme. Ngasja me rrotullime të mëdha të motorit. Ngasja me filtër të ri të ajrit. Cilat janë pajisjet dimërore te automjetit të udhëtarëve (veturës)? (2 pikë) Gomat M+S. Zinxhirët për borë. Lopata. Çka e karakterizon Eko-ngasjen? (2 pikë) Ngasja në mënyrë të njëtrajtshme. Mosngasja me ngarkesë të panevojshme në bagazh. Ngasja me numër maksimal të rrotullimeve të motorit. Per ta pare rezultatin e testit ju duhet te regjistroni. Regjistrimi eshte falas. × Zgjedh vendin Deçan Dragash Drenas Ferizaj Fushë Kosovë Gjakovë Gjilan Graçanicë Hani i Elezit Istog Junik Kaçanik Kamenicë Klinë Kllokot Leposaviq Lipjan Malishevë Mamushë Mitrovicë Novobërdë Obiliq Partesh Pejë Podujevë Prishtinë Prizren Rahovec Ranillug Shtërpcë Shtime Skenderaj Therandë Viti Vushtrri Zubin Potok Zveçan Shqiperi Maqedoni Serbi Mali Zi Kroaci Slloveni Greqi Gjermani Zvicer Itali Austri Suedi Norvegji Finland Danimarke Angli Amerike Kanada Turqi Tjeter Regjistrohu dhe Shikoni Rezultatin Të dhënat tuaja do të mbrohen me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Kosovës.