Testi 66 45:00 Autobusi hyn në shiritin e trafikut nga vendndalja e autobusit jashtë zonës urbane. Çka duhet të keni parasysh në këtë situatë? (4 pikë) Do të vazhdoj lëvizjen me kujdes të shtuar, pasi që këmbësorët mund të dalin në rrugë. Duhet t’ia mundësoj autobusit hyrjen në trafik. Kam përparësi kalimi ndaj autobusit. Çka duhet të keni parasysh në këtë situatë? (4 pikë) Jam i obliguar të ndalem për t’i dhënë përparësi kalimi mjetit i cili lëvizë nga kahu i kundërt. Kam përparësi kalimi në raport me mjetin i cili lëviz nga kahu i kundërt. Përparësia e kalimit gjatë përballëkalimit është rregulluar me shenja të trafikut. Si duhet shënuar automjeti i ndalur në autoudhë, për arsye defekti? (4 pikë) Duhet ndezur të gjithë treguesit e drejtimit. Duhet vendosur trekëndëshin e sigurisë në largësi prej së paku 30-50 m, pas mjetit të ndalur. Duhet vendosur trekëndëshin e sigurisë në largësi prej së paku 100 m, pas mjetit të ndalur. Çka duhet të keni parasysh në këtë situatë? (4 pikë) Në pjesën e rrugës ku fëmijët mund të luajnë. Në shenjë të lajmërimit. Më lejohet të lëviz me shpejtësinë e lëvizjes së këmbësorit. Çka paralajmëron kjo shenjë e trafikut? (4 pikë) Rrezikun në pjesën e rrugës ku mund të ketë ngrica në rrugë. Pjesën e rrugës ku ekziston rreziku nga kolona e ndalur e mjeteve në rrugë. Distancën në mes mjeteve. Çka paralajmëron kjo shenjë e trafikut? (4 pikë) Afërsinë e vendkalimit të shënuar për këmbësorë. Afërsinë e fëmijëve në rrugë. Shtegun për fëmijë. Çka tregon kjo shenjë e trafikut? (4 pikë) Mbarimin e shiritit të trafikut për mjetet e transportit publikë të udhëtarëve. Rreshtimin e mjeteve në kryqëzim. Fillimin e shiritit të trafikut për mjetet e transportit publik të udhëtarëve. Çka tregon kjo shenjë e trafikut? (4 pikë) Ndalim trafiku për mjete që bartin materie te rrezikshme. Ndalim trafiku për cisterna. Ndalim trafiku për të gjitha mjetet me veprim motorik. A i lejohet këmbësorit të kalojë rrugën jashtë vendkalimit të këmbësorëve? (3 pikë) Po, çdo herë. Po, nëse vendkalimi është më larg se 100 m nga vendi ku do të kalojë rrugën jashtë zonës urbane. Jo, në asnjë rast. Si duhet vepruar shoferi i mjetit i cili në kryqëzim kthehet majtas? (3 pikë) Duhet t’i lëshojë mjetet që vijnë nga kahu i kundërt dhe lëvizin drejt. Duhet t’i lëshojë mjetet që vijnë nga kahu i kundërt dhe kthehen djathtas. Duhet t’i lëshojë vetëm mjetet që lëvizin drejt. Cilët janë shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve në trafikun rrugor? (3 pikë) Tejkalimi i shpejtësisë së lëvizjës. Mosmbatja e distancës së sigurisë ndaj mjetit që lëviz përpara. Kujdesi i shtuar. Cilat janë dënimet nëse shoferi e tejkalon shpejtësinë mbi 30km/h deri 50 km/h jashtë zones urbane? (3 pikë) Dënimi me të holla prej 100 deri 300 euro. Masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik deri një vit. Shqiptimi i dy pikëve negative. Cilët persona janë të liruar nga përdorimi i rripit të sigurisë? (3 pikë) Gruaja shtatëzënë kur shtatëzania shihet. Nëse posedon certifikatë mjekësore me të cilën lirohet nga përdorimi i rripit. Të gjithë personat e moshuar. Kur shoferi duhet ta zvoglojë shpejtësinë e lëvizjes? (3 pikë) Kur i afrohet vendndaljeve për autobus (kur autobusi është i ndalur). Kur i afrohet kryqëzimit. Kur kalon nga pjesa e ndriçuar në pjesën e pandriçuar të rrugës. Cilët janë shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve në trafikun rrugor? (3 pikë) Ngasja nën ndikimin e alkoolit. Respektimi i rregullave nga pjesëmarrësit tjerë në trafik. Mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes. A lejohet lëvizja prapa në tunel? (3 pikë) Po, nëse tuneli nuk është i gjatë. Jo, në asnjë rast. Po, nëse tuneli është i ndriçuar. Para kryqëzimit është vendosur shenja “ Kryqëzim me rrugën me përparësi kalimi”. Çka duhet të keni parasysh? (3 pikë) Duhet të ndalem çdo herë para shenjës. Duhet t’i jap përparësi kalimi mjeteve që lëvizin në rrugën tërthore. Duhet të ndalem sipas nevojës. Si duhet përshtatur shpejtësinë brenda zonës urbane? (3 pikë) Sipas rregullave të trafikut që vlejnë brenda zonës urbane. Sipas shenjave të trafikut. Sipas kushteve dhe rrethanave të përgjithëshme në rrugë. Ku ndalohet parkimi i mjetit? (3 pikë) Në distancë më të vogël se 15 m nga tuneli. Në distancë më të vogël se 15 m, para dhe prapa shenjës “ vendndalje e autobusëve”. Mbi kapakët e rrjetit të kanalizimit. Pse shoferët e rinj dhe ata pa përvojë e rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor? (3 pikë) Mbivlerësimi i aftësive personale. Mungesa e përvojës në ngasje. Mosnjohja e shkaqeve të cilat shkaktojnë aksidente rrugore. Në cilat kryqëzime vlejnë rregullat e krahut të djathtë? (3 pikë) Në kryqëzim të rrugëve me rendësi të njëjtë. Vetëm në kryqëzime të rregulluar me semafor. Në kryqëzime të rregulluara me shenja të trafikut. Çka paralajmron drita e kuqe në vendkalimin hekurudhor? (3 pikë) Lëshuarjen e barrierave (mbrojtëset) ose gjysmëbarrierave. Ndaljen e detyrueshme para vendkalimit hekurudhor. Ardhjen e trenit. Cili udhëtregues ju tregon rrugën për në autoudhë? (4 pikë) B. C. A. Si duhet vepruar në këtë situatë? (4 pikë) Automjeti i kaltër lëviz i fundit nëpër kryqëzim. Këmbësori lëviz i pari nëpër kryqëzim. Unë lëviz i pari nëpër kryqëzim. Si do të veproni në këtë situatë, kur në semafor ndriçon drita e verdhë vezulluese? (4 pikë) Do të vazhdoj lëvizjen me kujdes të shtuar, pasi të ketë kaluar automjeti me përparësi kalimi. Do të vazhdoj lëvizjen i pari nëpër kryqëzim. Do të ndalem për ta lëshuar automjetin me përparësi kalimi. Çfarë domethënie ka pozita e policit si në foto? (4 pikë) Këmbësorëve iu lejohet lëvizja. Mjetet që vijnë në drejtim të krahëve e kanë kalimin e lirë. Mjetet që vijnë përballë apo prapa shpinës së policit duhet të ndalen. Çfarë lajmëron drita e semaforit si në foto? (4 pikë) Semafori nuk funksionon. Kalim i lirë për këmbësorë. Ndalim kalimi për këmbësorë. Çka shërben tabela kontrolluse (komanduese) në automjet? (2 pikë) Tregon shpejtësinë e lëvizjës. Mundëson përcjelljen e punës së motorit. Tregon kilometrat e kaluar. Sa mund të jetë hapi i lirë i lëvizjës së timonit? (2 pikë) Deri në 45 shkallë. I lejuar në kufijtë e caktuar. Deri në 30 shkallë. Cilat janë pajisjet e transmisionit? (2 pikë) Friksioni. Ndërruesi i shpejtësisë. Boshti i kardanit. Per ta pare rezultatin e testit ju duhet te regjistroni. Regjistrimi eshte falas. × Zgjedh vendin Deçan Dragash Drenas Ferizaj Fushë Kosovë Gjakovë Gjilan Graçanicë Hani i Elezit Istog Junik Kaçanik Kamenicë Klinë Kllokot Leposaviq Lipjan Malishevë Mamushë Mitrovicë Novobërdë Obiliq Partesh Pejë Podujevë Prishtinë Prizren Rahovec Ranillug Shtërpcë Shtime Skenderaj Therandë Viti Vushtrri Zubin Potok Zveçan Shqiperi Maqedoni Serbi Mali Zi Kroaci Slloveni Greqi Gjermani Zvicer Itali Austri Suedi Norvegji Finland Danimarke Angli Amerike Kanada Turqi Tjeter Regjistrohu dhe Shikoni Rezultatin Të dhënat tuaja do të mbrohen me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Kosovës.