Lajm

Më 15 Mars filloi ndërrimi i gomave të dimrit me ato të verës

613 Lexime

Edhe ky dimër kaloi mjaft shpejtë, dhe tani më është koha të përgatitemi për verën.
Për të gjithë shoferët, stina e dimrit ka mbaruar me 15 mars, me ndërrimin e gomave.

Të gjithë shoferët duhet t’i zëvendësojnë gomat e dimrit, dhe të pajisen me ato verore, raporton Autoshkolla Online.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), ka theksuar se cdo qytetar i Kosovës duhet të zbatoj ligjin për sigurinë ligjore.

Gomat janë kontakti i parë dhe i vetëm i makinës tuaj më rrugën, për këtë me bindje ekspertët e makinave dhe gomave thonë: Nuk ka rëndësi se në çfarë gjendje është makina juaj, pasi pika e vetme e kontaktit me rrugën janë gomat.

Nga data 15 mars edhe zyrtarisht kemi hyrë në sezonin e gomave të verës.

Me rritjen e temperaturave, gomat e dimrit bëjnë shumë zhurmë, konsumohen më shumë dhe koha e frenimit është me e gjatë.

Gomat e verës kanë performancë shumë më të lartë në frenim, dhe përbërja e tyre speciale mundëson që të kenë nivel më të ulët të zhurmës.


Për më tepër, ju e dini se përdorimi i gomave të dimrit gjatë kohës së verës vetëm i dëmton ato, shkaku i nxehtësisë së asfaltit. Kështu ju edhe kurseni edhe mbroni jetgjatësinë e gomave të veturës suaj.

Eshtë e ditur se rrugët, njashtu dhe komunikacioni ndryshojnë gjatë stinëve, dhe frenimi asnjëherë nuk është i njejtë si dimrit dhe verës.
Prandaj, për sigurinë tuaj, për një vozitje me kontrollë të plotë, ju duhet t’i ndërroni gomat e dimrit me ato të verës.