Artikull

Patent Shoferi Nderkombetar i Kosoves - Rregullat dhe Aplikimet

10496 Lexime

Gjatë muajit Tetor që lam pas, është mbajtur ceremonia e patentë shoferëve ndërkombëtarë, nga Agjencia për Regjistrim Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme. ARC-ja nga tetori ka filluar me aplikimin për patentë shofer ndërkombëtar, raporton Autoshkolla Online.

Mirëpo, e gjitha kjo procedurë ka shkaktuar paqartësi, sepse ne e dijmë që Kosova faktikisht nuk është anëtare e organizatave ndërkombëtare, dhe as nuk është e anëtarësuar në asnjë konferencë rajonale, evropiane apo botërore që e njeh patentë shoferin e Kosovës.

Eksperti i fushës se sigurisë rrugore, Nol Dedaj, ka thënë se ky patentë shofer ndërkombëtar, i lëshuar nga ARC-ja, me vlerë prej 10 euro, nuk është i vlefshëm dhe nuk njihet në asnjërin prej shteteve evropiane. Ai potencon që ky vendim është një gabim i ministrisë, dhe njashtu tregon një jo profesionalizëm.

Dedaj po ashtu ka thënë së nësë Kosovarët e paraqesin patentë shoferin ndërkombëtar në shtetet tjera, ai dokument do te konfiskohet si dhe mund të ketë pasoja për qytetarin.

Megjithatë, Autoshkolla Online ka mësuar se kërkesat për lëshimin e këtij dokumenti janë bërë nga vetë qytetarët të cilët jetojnë dhe veprojnë jashtë Kosovës.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Regjistrim Civil, bekim Hoxha, akoma nuk ka ndonjë dëshmi zyrtare se a po pranohet ky dokument në shtetet e jashtme, mirëpo kërkesat nga qytetarët i ka zbatuar. Madje ai shton se jemi vonuar shumë sa i përket zhvillimit të politikave të patentë shoferit të Kosovës.

Po ashtu, theksojmë se Kosova tashmë është në bisedime me shtetet e jashtme që ky dokument të njihet ndërkombtarisht, tani janë në zhvillim e sipër bisedat me shtetet si Italia, Austria dhe Gjemania.

Aplikimi për patentë shofer ndërkombëtar bëhet në të gjitha qendrat për pajisje me dokumenta, duke ndjekur procedurat e përcaktuara në Udhezimin administrativ për përcaktimin e formës, procedures dhe përmbajtjes së lëshimit të patentë shofërëve ndërkombëtar, dhe kushton 10 euro.