Artikull

KATEGORITË E PATENT SHOFERIT

1161 Lexime

Patentë shoferi lëshohet për drejtimin e mjeteve me veprim motorik dhe të mjeteve bashkangjitëse të cilat bëjnë pjesë në tatekgoritë: A1, A, B1, B, C1, C, D1, D, B+E, C1+E, C+E, D1+E, D+E si dhe kategorive M, L, dhe T. Patentë shoferi mund të lëshohet edhe për mjetin më ndërrues automatik të transmisionit dhe shërben vetëm për drejtimin e mjeteve të tilla. Shoferi i cili posedon patentë shoferin e vlefsëm të kategorive: A1, A, B, C1, C, D1, dhe D ka të drejtë të drejtoj mjetet e kategorve T, M,L.

  • Kategoria A1: Motoçikletat e lehta me vëllim punues që nuk kalon 125cm3 dhe me fuqi e cila nuk kalon 11kw. Pasi t’i mbush 18 vjet, pa ju nënshtruar orovimit ka te drejtë t’i drejtoj mjetet e kategorisë A. 

  • Kategria A: Motoçikleta deri 25 kw që nuk tejkalon 0,16 kë/kg. Pasi t’i mbush 21 vjet ose dy vite përvojë, pa ju nënshkruar provimit ka të drejtë t’i drejtojë të gjitha llojet e motoçikletave.

  • Kategoria B1: Tricikletat dhe çikletat me katër rrotë me veprim motorik. 

  • Kategoria B: Mjetet motorike që nuk tejkalojnë masën 3500kg, që kanë më së shumti tetë (8) ulëse, përveç ulëses së shoferit, me rimorkio e cila nuk tejkalon 750kg. Apo me rimorkio e cila tejkalon masën 750 kg me kusht që masa maksiomale e lejuar e rimorkios nhuk tejkalon maës e pangarkuar të mjetit tërheqës dhe masa maksiomale e lejuar e kombinimit nuk tejkalon maës 3500kg.

  • Kategoria BE: Kombinimet që përbëhen nga mjeti tërheqës i kategorisë B, me rimorkio e cila e tejkalon masën 750 kg, që e kalon masën e zbrazët të mjetit tërheqës dhe masa maksimale e grupit nuk masën 3500kg. 

  • Kategoria C1: Mjetet motorike prej 3500kg deri7500kg dhe me rimorkio e cila nuk tejkalon 750 kg.

  • Kategoria C1E: Mjetet motorike në kategorinë C1 me rimorkio me masë mbi 750kg me kusht që masa e lejuar e rimorkios nuk tejkalon masën e pangarkuar të mjetit përhees dhe masa maksiomale e lejuar e kombinimit nuk tejkalon 12000kg.

  • Kategoria C: Mjetet motorike me mbi 3500 kg dhe me rimorkio e cila nuk tejkalon masën 750kg.

  • Kategoria CE: Mjetet motorike me mbi 3500kg me rimorkio e cila tejkalon masën e rimorkios 750 kg.

  • Kategoria D1: Minibusët të cilët përveç Ulëses së shoferit kanë më shumë se 8 e deri në 16 ulëse.

  • Kategoria D1E: Minibusët me rimorkio me masë më të madhe se 750 kg, me kusht që masa maksimale e lejuar e rimorkios nuk tejkalon masën e pangarkuar të mjetit tërheqs dhe masa maksimale e lejuar e kombinimit nuk tejkalon 12000kg. Rimorkioja nuk duhet të shfrytëzohet për bartjen e udhëtarëve.

  • Kategoria D: Autobusët me më shumë se 8 ulëse, përveç ulëses së shoferit , me rimorkio e cila nuk tejkalon masën 750 kg.

  • Kategoria DE: Autobusët me më shumë se 8 ulëse, përveç Ulësses së soferit , me rimorkio e cila tejkalon masën 750kg.

  • Kategoria T: Traktori me rimorkio

  • Kategoria M: Motokultivatori, çiklomotori, mopedat

  • Kategoria L: Mjetet e punës

Mosha e Lejuar e Kandidatëve për Drejtimin e Mjeteve Motorike Sipas Kategorive:

Biçikletën në rrugë mund t’a drejton personi i cili ka mbushur 14 vjet.

Fëmijët të cilët i kanë mbushur 10 vjet, të cilët në shkollë aftësohen të drejtojnë çikletën në rrugë dhe për këtë i lëshohet vërtetimi, munden ta drejtojnë çikletën në rrugë lokale, ndërsa fëmijët të tjerë mund ta drejtojnë çikletën mbi moshën 9 vjeçare nën përcjelljen e një personi i/e cili/a i ka mbushur 16 vjet.

-Personi me moshë 16 vjet mund t`a drejtojë qerren në rrugët regjionale;

-Personi me moshë 14 vjet mund t`a drejtojë qerren në rrugët lokale dhe të pa kategorizuara;

-Personi me moshë 14 vjet mund t’a drejtojë mjetin e kategorisë M;

-Personi me moshë 16 vjet mund t’a drejtojë mjetin e kategorisë A1, G dhe T;

-Personi me moshë 18 vjet mund t’a drejtojë mjetin e kategorisë A2, A dhe B;

-Personi me moshë 19 vjet mund t’a drejtojë mjetin e kategorisë C1;

-Personi me moshë 20 vjet mund t’a drejtojë mjetin e kategorisë C;

-Personi me moshë 21 vjet mund t’a drejtojë mjetin e kategorisë D1 dhe D.