Artikull

Ndikimi i COVID-19 tek shoferet e rinjë

3266 Lexime

Gjatë pandemisë që po kalojmë, gjithçka thuajse morri kahje tjetër.
COVID-19 tashmë është bërë arsyje kryesore e mbylljes në shtëpi, duke lënë kështu mbyllur shkollat, shumë biznese dhe gjithashtu duke pamundësuar qarkullimin e lire të veturave përbrenda dhe jashtë shtetit.

Ky vendim për ndalimin e panevojshëm të qarkullimit të veturave, përveç që ka ndihmuar në parandalimin e përhapjes së pandemisë – coronavirus-it, ka ndikuar pozitivisht në zvogëlimin e dukshëm të ndotjes së ambientit.

Mirëpo, dashamirësit e veturave, xhirove të gjata, maniakët e shpejtësisë nuk e kanë pritur shumë mire këtë vendim. Madje as ata që ishin në ditët e para të mësimit të vozitjes.
Vetë-distancimi dhe vetë-izolimi ka lënë të pakënaqur të gjithë ata fillestarë në vozitje, të cilë me padurim duan të paisen me lejet e tyre të qarkullimit me veturë, dhe kështu u ka pamundësuar mësimin praktikal të vozitjes.

Gjatë pandemisë edhe në Mbretëritë e Bashkuara (UK) kanë analizuar rënien e qarkullimit të automjeteve.
Sipas të dhënave trafiku motorik ka rënë deri në 75% më 29 Mars. Këto të dhëna na përkujtojnë që numri I miljeve të udhëtuara dhe I trafikut motorik nuk ka qenë kaq I ulët që nga viti 1955, kur shumë pak njerëz kishin makina dhe nuk kishte as autostradë.

Autoshkolla, duke dashur të jetë një mik I vërtetë me ju, gjithmonë duke iu këshilluar të qëndroni në shtëpi të sigurtë dhe mirë me shëndet, në të njejtën kohë ofron mësimet e nevojshme pë t’iu parashtruar testit të patentshoferit.

Në mënyrën më atraktive, nga lojërat e deri tek testimet.
Qëndroni në shtëpi, por gjatë qëndrimit tregohu produktiv për vetvetën.