Artikull

Njeriu që kaloi testin me shkrim pas tentimit të 158-të

2315 Lexime

Për gjithë ata që mendojnë që kanë frikë nga testimet, apo thënë më mirë kanë frikë se mos dështojnë nga testimet, kemi një rast edhe më të rrallë.
Një kandidat nga Anglia, arriti ta kaloj testin e tij me shkrim pas përpjekjes së 158-të, raporton Autoshkolla Online.

Eshtë për tu habitur, si është e mundur që ky njeri të deshtoj kaq shumë herë në testim. Sigurisht nuk i ka kushtuar vëmendje mësimit paraprak.
Sipas të dhënave, ky kandidat ka shpenzuar rreth 3,000 funte në tarifa duke u përpjekur ta kalonte testin e tij me sukses.
Dhe nëse mendoni se ky është i vetmi ndër ata persona që ka deshtuar kaq shumë herë në testim, e keni gabim.

Edhe një grua ka tentuar 117 herë të kaloj testin e saj me shkrim për vozitje, dhe ka dështuar. Ajo akoma nuk e ka kaluar testin.
Panika dhe stresi para testimit mund të ndikojnë në këtë problem shqetësues, mirëpo jo nëse mësoni nga aplikacioni Autoshkolla.
Aplikacioni Autoshkolla tash e sa kohë po i bie vetëm sukses përdoruesve të aplikacionit, dhe me pak përkushtim ju nuk mund të dështoni.