Storie suksesi

Storie Suksesi: FATIH SKENDERI

4175 Lexime

Fatih Skenderi është storia e suksesit që e kemi zgjedh me nda me ju këtë muaj. Si një ndër fituesit e shpërblimit nga gara Luaj dhe Mëso, kemi dasht me pas një bisedë të afërt me Fatihun me kuptu se qysh ka mbri me mësu e me i mbri 6727 pikë, dhe se si ka mësu për patent shofer. Fatihut i është dashtë 1 muaj në total për me mësu e ushtru. Nëse ndihesh i/e pamotivuar se të doket procesi i gjatë deri sa të mëson, kjo është për me të tregu që brenda një muaji mundësh me i mësu të gjitha informacionet e rëndësishme për leje. Sidoqoftë, duhet shumë praktikë e dëshirë njejtë sikur Fatih Skenderi që për një kohë të gjatë ka ushtru e praktiku në forma të ndryshme. Për me kriju këtë proces ma të lehtë ju mundeni me mësu nga aplikacioni Autoshkolla. Aplikacioni përmban kategori të ndryshme si nocione, teste, video, ilustrime, lojë, rregulla të komunikacionit, procedurat per regjistrimin e patent shoferit dhe informacione të tjera të nevojshme. Kur folem me Fatihun se sa ka qenë i dobishëm aplikacioni ai tha:  “Ka qenë një eksperiencë shumë e knaqshme dhe shumë e dobishme e cila më ka ndihmu shumë rreth njohurisë së rregullave të trafikut dhe të gjithë njohurive tjera të lidhura me autoshkollën.”

Ndikimi i Autoshkolla Online

Ndërkohë kur deri tash Autoshkolla App. ka +250,000 përdorues, mesatarisht +29,000 përdorues aktiv në muaj, ne kemi marrë shumë komente pozitive se sa ka qenë aplikacioni një ndihmesë në këtë proces. Andaj, sikur Fatihu që për herë të parë për aplikacionin e mësoi nga shoku i tij, Fatihu ka zgjedhe me u bo shok i jujë edhe me ju prezantu aplikacionin me këto fjalë: Ja u kisha sygjeru që me përdor këtë program sepse është shumë i dobishëm, shumë i lehtë per me u përdor dhe nga i cili i mësoni të gjithë gjërat e nevojshme për autoshkollën". Komente të tilla e të njejtën kohë edhe sygjerime për përmirësime, rekomandime për ide të reja ne marrim cdo ditë dhe i konsiderojmë sukses të madh kur të gjithë po bashkohemi për një qëllim. Një ndër komentet që Fatihu tha për ne është që të shtohen edhe më shume shenja nga trafiku në aplikacion, andaj gjatë kësaj periudhe do të fokusohemi të shtojmë edhe më shumë shënja nga trafiku. 
E deri sa ishim tu i ndëgju fjalët e Fatihut, na boni zemrën mal kur tha 
“Ndërsa jashtë pytjeve kisha than qe jeni nje staf shumë i mrekuellueshëm të cilit kini bo ni punë shumë të madhe me krijimin e këtij aplikacioni. Ju falenderoj shumë për mikpritjen e sotshme dhe ju uroj shumë suksese të mëtutjeshme me gjithë të mirat në jetë.”