Storie suksesi

Storie Suksesi Vebi Aliu

2549 Lexime

Storiet e suksesit gjithmonë janë pasqyre e një pune të pandalshme dhe padyshim është një shtytje dhe motivim për të arritur suksese tjera.

Ky muaj me storien e suksesit i takon pjestarit të lojës Luaj dhe Mëso, nga Autoshkolla, Vebi Aliut. Nga gara e lojës për të arritur pikë më shumë se garuesit tjerë në lojë, Vebi Aliu ka kryer 1037 pyetje të sakta duke mbledhur gjithsej 3468 pikë, dhe si fitues ka marrë shpërblimin prej 50 eurosh.

Loja Luaj dhe Mëso është luajtur nga përdoruesit në platformën Android  32011 herë, në platformën iOS 25789, dhe në web 7277 herë, e gjitha kjo gjatë periudhës 15 Qershor deri më 15 Korrik.

Meqenëse kohë pandemie dhe ndihemi përgjegjës për shëndetin e të tjerëve rreth nesh, me kujdes të tejshtuar patëm rastin edhe të takohemi me Vebiun ku patëm një bisedë të shkurtër. Nga biseda Vebiu na la të kuptojmë se vetë e kishte gjetur aplikacionin e Autoshkolles, nga po i njejti ka arritur të mësoj dhe të përgatitet për testin provues të patentë shoferit. Ishte jashtzakonisht e kënaqshme mënyra se si Vebiu arriti të spjegoj se sa më e lehtë dhe efikase ka qenë për të mësimi në aplikacionin Autoshkolla.

-” Format që janë të paraqitura në aplikacion si: testet, literatura, ilustrimet e procedurat rreth autoshkollës janë shumë të kuptueshme. Pastaj, komplikimi tej mase i literaturës në libër ka bërë që të mendoj të gjej një rrugë më të lehtë për të mësuar dhe aplikacioni "Autoshkolla" përmes formave që përmenda më parë ishte më e lehtë për mua.” - tha mes tjerash Vebiu.

Vebiut i është dashur rreth dy javë, eventualisht tri javë të përgatitet për t’iu parashtruar testit të autoshkollës. Mirëpo gjeti kohë edhe për të qenë pjestar i lojës Luaj dhe Mëso. Ai, edhe pse kishte plotësuar 1037 pyetje të sakta, shprehi dëshirën për të pasur më shumë pyetje në këtë lojë kuizi, ngase përpos lojës ndjehej që po rritej edhe me dijeni rreth rregullave dhe shenjave të komunikacionit.

Duke na uruar suksese dhe falënderuar për faktin që kemi marrë një inciativë për krijimin e një aplikacioni të tillë, Vebiu pati edhe një mesazh për të gjtihë personat tjerë që kanë për synim të pajisen me patentë shofer, “ Për personat që duan të fillojnë mësimin me këtë aplikacion do ju thoja se do bënit zgjedhjen e duhur për përgatitje të plotë rreth marrjes së patentë shoferit.”

Autoshkolla ndërkohë do ketë edhe shumë lojëra me shpërblime të ndryshme.

Për ta pasur më të lehtë dhe atraktive mësimin dhe përgaditjen për testim, aplikacioni Autoshkolla do të jetë mundësia juaj më e mirë për të dalur të suksesshëm:

iOS: https://apple.co/3igvejA
Android: http://bit.ly/2NFiULF
https://www.autoshkolla-ks.com/testet