Bëhet e ditur data për rihapjen e autoshkollave

#1qershor

#Autoshkolla

#Autoshkolla Kosove

#faza3

#hapen autoshkollat

#kur hapen autoshkollat?

#testetonline

Gjatë shpërthimit të pandemisë që kaploi gjithë botën, shumë biznese mbyllën dyert me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.
Me këto mbyllje u përballua edhe Kosova, ku mjaft probleme u sollën thuajse në të gjithë sektorët e bizneseve. 

Ndër këto biznese u prekën poashtu edhe autoshkollat, ku më shumë se 400 autoshkolla në Kosovë, gjatë kësaj pandemie nuk kanë operuar. Kjo solli si rezultat ndërprerjen e punës për aftësimin e kandidatëve për patentë-shofer në të gjitha kategoritë. 

Shumë persona që ishin në procedurë e sipër për tu pajisur me patentë-shofer, që nga 11 Marsi kanë qenë të obliguar t’i ndërprejnë ligjeratat dhe orët praktike, me vendimin e Qeverisë.
Duhet cekur se mbyllja e autoshkollave ka sjellur mjaft pasoja dhe dëme në këtë sektor të biznesit. Megjithëse, edhe para pandemisë ky sektor nuk është që ka qenë i përkrahur nga institucionet e vendit, duke mos i marrë parasyshë problemet me të cilat ky sektor përballet. Kështu ka potencuar kryetari i shoqatës së Autoshkollave “Dardania”, Afrim Islami.

Ndërkohë, Kosova ka filluar t’i lehtësoj masat e izolimit, që ishin mbrojtëse dhe parandaluese të virusit, dhe jemi duke kaluar nëpër fazat e para të tyre.
është bërë e ditur se planifikimi për rihapjen e autoshkollave është në fazën e tretë. Duke u shqyrtuar fillimi i punës me kandidatët për shofer, faza e tretë do të filloj prej datës 1 Qershor. 

“Puna me autoshkollat dhe kandidatët për testimet teorike e praktike do të fillojë shqyrtimet në muajin tjetër. Prej 1 qershorit do të fillojë ky proces dhe ne si ministri do të diskutojmë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar dhe do të vendosim. Mirëpo ky diskutim do të vihet tek në fazën e tretë”, ka thënë Alban Zogaj, shef i kabinetit të ministrit Lumir Abdixhiku.

Tashmë, Kosova është gradualisht duke u rikthyer në gjendjen stabile, duke shkuar me kujdes të plotë nëpër fazat mbrojtëse dhe parandaluese të virusit. Duke qenë në fazën e dytë të lehtësimit nga masa e izolimit, kanë filluar edhe qarkullimet e autobusëve urban në kryeqytet, dhe me leje të veçantë do të qarkullojnë edhe disa autobusë ndër-urban në Kosovë. 

Artikujt

blog

Pas tentimit të 193, kalon testin e Autoshkollës


26.03.2021 1359

blog

Burri që dështoi 192 herë nga testi teorik i autoshkollës


26.03.2021 7277

blog

Më 15 Mars filloi ndërrimi i gomave të dimrit me ato të verës


17.03.2021 3424

blog

Vijnë përsëri targat RKS, ndërroni targat e Përkohshme/ Provuese


16.03.2021 2495

blog

Njeriu që kaloi testin me shkrim pas tentimit të 158-të


21.01.2021 3712

blog

Prishtina Parking: Rregullat e Parkingut dhe Fuqizimi


26.11.2020 4415

Shiko me shumë