Çfarë duhet të bëni në ditën e testit për patent shofer?
#Autoshkolla online (new tag)
#Autoshkolla Testet online
#Dita e provimit
#Patent Shoferi
#Patent shoferi online
#Si te relaksohem diten e provimit
#Testet online
Dita kur ju e keni testin për patent shofer mund të jetë një nga ditët më stresuese të jetës tuaj, por nuk ka pse të jetë! Deri tani, ju duhet të keni marrë shumë udhëzime dhe praktika. Mos harroni se gjatë testit, nuk do t'ju kërkohet të bëni asgjë që nuk keni bërë tashmë dhjetëra herë më parë gjatë mësimeve tuaja. Ja disa këshilla çfarë mund të bëni një natë para dhe në ditën e tesit për patent shofer. Një natë para testit: Duhet të fleni mirë që të mendoni mirë! Planifikoni kohën tuaj të gjumit dhe zgjimit. Sigurohuni që të merrni 8 orë gjumë të plota për trurin dhe trupin tuaj për të siguruar që të jeni të qetë dhe vigjilent. Eshtë e rëndësishme të fleni me shumë natën para testit. Kjo do t'ju ndihmojë të përqendroheni gjatë testit, nëse jeni të lodhur rrezikoni që reagimet tuaja të jenë më të ngadalta se zakonisht. Disa minuta para se të fikni dritën është një kohë fantastike për të memorizuar. Të mësuarit para gjumit përmirëson ndjeshëm mbajtjen e kujtesës - kështu që kur jeni te shtrirë në shtrat, lexoni pjeset më të rëndësishme të testit si p.sh. shenjat e komunikacionit, ndonjë rregull të rëndësishëm etj. Pastaj, fikeni dritën dhe fleni të relaksuar. Padyshim, vendosni një alarm në mënyrë që të keni kohe të mjaftueshme për përgatitje dhe udhëtim. Nese nuk planifikoni si duhet, mund ta gjeni veten të lodhur në provim, duke e bërë të vështirë për t’u përqendruar dhe për të kujtuar infromacionin. Jepini vetes kohë për përgatitje, në mënyrë që të mos nxitoni në moment të fundit, dhe të arrini në provim në kohë. Planifikoni të jeni në vendin e provimit të paktën gjysmë ore para se të fillojë të në rast se ka ndonjë ndodhi të papritur. Relaksohuni dhe pushoni: Bëni diçka që ju pëlqen përpara se të shkoni të fleni, pershembull dëgjoni muzikë, për t'ju ndihmuar të relaksoheni. Mos pini alkool natën para provimit tuaj. Alkooli ngre ekuilibrin kimik në trupin tuaj dhe ndikon në disfunksionalizimin e trurit tuaj. Mund te perjetoni dhimbje koke te tmerrshme, dhe kjo do të ishte një vështirësi serioze ditën e provimit! Nëse keni vështirësi të bini në gjumë, provoni të: lexoni një libër vendosni dëgjueset në vesh dhe dëgjoni muzikë ndërroni dhomën bëni një shëtitje të shkurtë ose bëni disa ushtrime si pershembull yoga. Në ditën e testit: Zgjohu në kohë! Hani mirë. Truri juaj është vetëm një pjesë e vogël e trupit tuaj, por djeg rreth 30% të energjisë së trupit tuaj. Një mëngjes i përzemërt dhe drekë e arsyeshme do të sigurojnë energji mendore për të kaluar provimin tuaj. Hulumtimet tregojnë se mëngjesi më i mirë përmban karbohidrate të çlirimit të ngadaltë, të cilat mbajnë nivelin e gjakut tuaj të qëndrueshëm, duke parandaluar rënien e përqendrimit dhe fuqinë e trurit. Hani në mënyrë të konsiderushme para testit; shmangni ushqimet e rënda. Nëse hani shumë, truri juaj do të duhet të hargjoj energji në procesin e tretjes. Nga ana tjetër, nëse nuk hani ushqim fare, truri juaj do të ketë energji të pamjaftueshëm për të funksionuar mirë. Sigurohuni te arrini një ekuilibër në ushqim . Shmangni bisedat të cilat ju japin panik! Përpiquni të mos flisni me koleget tuaj në lidhje me provimin në përgjithësi, pasi kjo mund t'ju ngatërrojë dhe të kontribuojë në ankthin e provimit. Ndonjëherë është një ide e mirë të ulesh vetë. Qëndroni pozitiv: përqendrohuni të ndiheni të sigurtë. Qëndrimi pozitiv do t'ju ndihmojë të kryeni provimin me energji pozitive. Pak para testit: Relaksohuni! Relaksohuni: kujtoni se stresi para provimit është normal. Merrni disa minuta për t'u çlodhur dhe praktikoni teknikat e menaxhimit të stresit. Një mënyrë e shpejtë për të lehtësuar ankthin e provimit është të tensiononi të gjithë muskujt në trupin tuaj, ta mbani këtë tension, ta lëshoni dhe ta ndjeni se si largohet nga trupi juaj. Një metodë e njohur është ushtrimi 4-7-8. Kjo përfshin thithjen e ajrit duke numëruar deri në 4, mbajeni frymën tuaj duke numëruar deri në 7 dhe lironi ajrin duke numëruar deri në 8. Përsëriteni këtë proces deri në 3 herë. Bëni më të mirën tuaj! Ky është momenti kur të gjithë përpjekjet dhe organizimet tuaja paguhen. Qëndroni të qetë dhe të përqendruar dhe të gjitha do shkojnë sipas planit. Bëni atë që funksionon për ju Kliko në Autoshkolla Group dhe bashkohu me ne në komunitetin tonë, ku të gjithë mund të të ndihmojnë nga eksperienca e tyre personale!