Corona virus “mbyll” rrugët në Itali
#Autoshkolla
#Autoshkolla online (new tag)
#Autoshkolla RKS
#Autoshkolla Testet online
#Lajm
#testet e autoshkolles
#Corona Virus
#Italy
#Autoshkolla Kosove
#Meso per patent shofer
#Blog
Casalpusterlengo – një qytet i vogël në Lombardi me 15.000 banorë. Askush nuk lejohet më të hyjë apo të dalë nga kjo qytezë. Me këtë mënyrë synohet të kufizohet përhapja e mëtejshme e virusit korona. Në dyqanet e vogla nuk lejohen më të hyjnë brenda më shumë se katër klientë njëherësh. Ndërsa farmacia është kthyer në destinacionin më të rëndësishëm në qytezën e kthyer në fantazmë. Këtu u konstatuan rastet e para me virusin korona.
E papritur banorët u përballën me njoftimin: arrest shtëpie, pra karantinë. Njerëzve iu desh kësisoj të aranzhohen me këtë situatë të jashtëzakonshme. Një banor thotë i shpenguar, se „s'kemi çfarë bëjmë, tani jemi ambjentuar me gjendjen e jashtëzakonshme dhe vetëm shpresojmë, që së shpejti supermarketet të jenë sërish plot me mallra, ky është shqetësimi ynë i vetëm, ndryshe nuk kemi probleme."
Shumica e infeksioneve deri më tani janë njoftuar në veri të Italisë. Ndaj qeveria ndërmorri masa të forta: qytete të tëra u rrethuan, duke u shpallur zona të rrezikut. Zona të ndaluara, ku zhvillohen kontrolle të rrepta.
Ndërkohë nga të njejtat burime mësojmë se nuk janë lejuar as lëvizjet e makinave drejt autostradës cka ka sjellë kaos në trafikun e kesaj qyteze. Ajo cka bota shpreson dhe ne si staf I Autoshkolla është që kjo situate të largohet njehere e pergjithmone.