Etiketat, shkronjat dhe numrat e gomave 

#Autoshkolla

#autoshkolla online

#goma

#Meso per patent shofer

#shofer i ri

Shumë prej nesh kemi një pasion të vecante për veturat, mirëpo rrallë kush prej neve e di saktësisht pse gomat e automjeteve mbajne simbole dhe etiketa të shënjuara sipër.

A e keni ditur ju? Nëse jo, atëherë këto jane arsyjet pse ato etiketime dhe kode janë të shënjuara mbi goma.

ETIKETAT:

Etiketat shërbejnë për të klasifikuar gomat sipas tri kategorive: konsumit të karburantit, fërkimit në lagjështi dhe zhurmës që e shkaktojnë.

Të gjitha gomat e shitura në Bashkimin Evropian pas muajit Nëntor të vitit 2012, vijnë me një etiketë standarde.

Vlerësimi nga kjo etiketë fillon me A gjelbër - rezultati më i mirë, tek G e kuqe- rezultati më i dobët. Dhe zhurma e prodhuar matet në decibel (dB).

Konsumi i karbornatit:

Kjo etiketë tregon fërkimin e gomave gjatë rrotullimit duke matur sasinë e energjisë që humbet. Ato goma që fërkimin e kanë më të ulët gjatë rrotullimit konsumojnë më pak karburant dhe si rezultat vlerësimi është më i lartë.

Fërkimi në lagështirë:

Se sa është fërkimi i gomës në lagështirë, matet për nga distanca që i duhet makinës për tu ndalur në mot me shi. Normalisht, distanca e ndalimi varet nga disa faktorë por, kryesori është fërkimi i gomave me asfaltin në lagështirë dhe presioni i tyre.

Zhurmat:

Zhurmat e shkaktuara nga gomat matet në decibel dhe është një indikator i prezantuar së fundi në mënyrë që shoferët të shmangin ndotjen akustike. Me këtë synohet të ulen zhurmat në rrugë.

Kuptimi i numrave:

Cdo gomë ka shkronja dhe numra të shënjuara të cilat e japin informacionin e duhur rreth gomës që keni nevojëpër veturën tuaj.

Ato kode përcaktojnë gjerësinë, lartësinë, diametrin, profilin, peshën maksimale dhe shpejtësinë maksimale.

193 – Gjerësia e gomës në milimetra
60 – Lartësia e gomës
R – Ndërtimi rrezor

15 – Diametri i disqeve në inç
94 – Pesha maksimale që mund të mbajë goma
W – Shpejtësia maksimale që mund të përballojë goma

Këto të dhëna përdoren për të përcaktuar edhe presionin ideal të gomës. Shpejtësia maksimale sipas shkronjave:

Shkronja që tregon shpejtësinë maksimale të gomës është e dunfit mes numrave dhe shkronjave të shtypura mbi gomë. Ajo tregon shpejtësinë maksimale që mund ta përballojë goma.

Pesha maksimale:

Një gomë me indeks peshe prej 91 mund të mbajë deri në 615 kg. Duke e shumëzuar këtë numër për katër dhe pesha që mund të ngarkoni në makinën tuaj është 2.460 kg.

Mbipesha mund të kompromentojë sigurinë por edhe konsumin e karburantit. 

Artikujt

blog

Pas tentimit të 193, kalon testin e Autoshkollës


26.03.2021 1359

blog

Burri që dështoi 192 herë nga testi teorik i autoshkollës


26.03.2021 7277

blog

Më 15 Mars filloi ndërrimi i gomave të dimrit me ato të verës


17.03.2021 3424

blog

Vijnë përsëri targat RKS, ndërroni targat e Përkohshme/ Provuese


16.03.2021 2495

blog

Njeriu që kaloi testin me shkrim pas tentimit të 158-të


21.01.2021 3712

blog

Prishtina Parking: Rregullat e Parkingut dhe Fuqizimi


26.11.2020 4415

Shiko me shumë