Procedurat e Aplikimit për Patent Shofer

#Autoshkolla online (new tag)

Patentë shoferi është i rëndësishëm për shumë arsye duke filluar nga fakti primar që përmes patentë shoferit ju bëheni një vozitës i licencuar. Patentë shoferi gjithashtu shërben edhe si dokument identifikues që përmban të dhënat e juaja personale. Posedimi i patentë shoferit është një reflektim mbi faktin që qasja juaj në trafik si shofer/e është e lejueshme dhe se ju jeni të vetëdijshëm për rregullat e komunikacionit dhe respektimin e tyre. Përveç njohjes së rregullave dhe ligjeve për qarkullim, përvojës praktike që do ta përfitoni gjatë procesit të trajnimit, çdo vozitës duhet të fitojë shprehi të veprojë në pajtueshmëri me rregullat dhe ligjet e komunikacionit. Gjithashtu, ai/ajo duhet të mbajë llogari për sigurinë, të sillet në mënyrë humane dhe etike dhe të respektojë pjesëmarësit tjerë në komunikacion. 

Pikërisht për këtë, për t’u bërë vozitës i sigurt dhe i kompletuar janë disa procedura të cilat duhet të ndiqen. Çdo kandidat mund të filloj përgatitjet pasi i mbush plot 18 pranvera :).

Për të kuptuar procesin të cilin duhet ta ndjekni që të përgatiteni për patentë shofer, Autoshkolla ka listuar të gjitha hapat për ju: 

Hapi 1. Regjistrimi

Fillimisht zgjedhni Autoshkollën e cila gjendet afër lokacionit tuaj. Ju duhet te bisedoni me personin përgjegjës për regjistrimin e kandidatëve të ri. Në bazë të marrëveshjes me instruktorë rreth orarit dhe logjistikave të tjera ju vendosni nëse autoshkolla është e përshtatshme për ju apo jo. Për të vazhduar me procesin e regjistrimit, ju duhet të siguroni certifikatën mjekësore të cilën mund ta merrni në qendër familjare apo në ndonjë qendër private p.sh. tek Rezonanca. Ndërsa, në ditën e regjistrimit jui duhet të keni me vete: Letërnjoftimin (ID), Certifikatën Mjekësore si dhe të bëni pagesën.

Hapi 2. Procesi i mësimit

Natyrisht, për të filluar të kuptoni/ mësoni mësimet e autoshkollës, ju duhet të ndjekni të gjitha ligjëratat në mënyre që të kuptoni rregullat dhe shenjat në komunikacion si dhe te qartësoni çdo pasiguri në lidhje me respektimin e tyre. Në ligjërata do të përfshihen shpjegime për të gjitha kategoritë: shenja, sinjalizimi horizontal, sinjalizimi vertikal, nocione, shenjat nga personat e autorizuar, rregullat e trafikut, siguria dhe mjetet motorike, shenjat e tabelës së instrumenteve dhe informacion të tjera. Parashihet që çdo kandidat për patent shofer të mbajë 16 (gjashtëmbëdhjetë) orë ligjëratë. Pas ligjëratave ju mund të paraqitni provimin teorik, mirëpo nuk është e obligueshme ta paraqitni menjëherë. Ju mund të vazhdoni me orët praktike, ndërsa duhet ta keni parasysh që  20 (njëzet) orë praktikë janë të obligueshme, për dallim nga shtetet e tjera të cilët e kanë të obligueshme të mbajnë më shumë orë praktike. Sidoqoftë, nëse ju ndjeni se 20 orët nuk kanë qenë të mjaftueshme për përgatitje, ju keni mundësi të kërkoni më shumë orë me instruktorin por me pagesë të veçantë. Kandidati për shofer gjatë ditës mund të mbaj vetëm një orë mësimore nga pjesa praktike, kurse pas 6 (gjashtë) orëve mësimore varësisht nga rezultatet e arritura mund t’i mbajë 2 (dy) orë gjatë ditës. Ora mësimore për vozitje zgjat 45 minuta.

Pasi që keni përfunduar orët praktike dhe teorike, ju duhet të ndjekni ligjëratat për Ndihmën e Parë që ndryshe njihet edhe si Kryqi i Kuq.

Kjo ligjëratë mbahet tek sallat përkatëse (njoftohuni paraprakisht se ku ndodhet kjo qendër në qytetin tuaj). Zakonisht këto ligjërata zgjasin nga ora 9:00 deri 16:00, ndërsa nga ora 16:00 deri 17:00 është testimi, dhe ju certifikoheni brenda ditës.

Në qoftëse keni përfunduar provimin teorik para fillimit të orëve praktike, juve ju mbetet të përfundoni vetëm edhe provimin praktikë. Sidoqoftë, duhet ta keni parasysh që provimin praktikë nuk mund ta mbani pa kaluar me sukses provimin teorik.

- Disa detaje të tjera që duhet ti keni parasysh

Para se të paraqitni provimin ju duhet të tërheqni dokumentet nga autoshkolla (certifikata mjekësore, dokumentin që dëshmon mbarimin e orëve teorike) dhe të paraqitni provimin tek “Njësia për Patentë Shofer” (tek stacioni i autobusëve, në Prishtinë. Ndërsa për qytetet tjera duhet… ) Ndërkohë, për paraqitjen e provimit me vete ju duhet të keni këto dokumente: dëshminë e përfundimit të ligjëratave, certifikatën mjekësore, fotokopje të letërnjoftimit, kryqin e kuq (sidoqoftë, ju mos u shqetësoni, për të gjitha këto dokumente instruktori juaj ju ndihmon që t’i siguroni).

Sipas vendimit të ri nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, tani pagesa për provimin është 20€, ndërsa për provimin praktik është 20€. Ndërsa datat e provimeve caktohen në bazë të kohës se kur ka vende të lira.

Hapi 3. Procesi i Testimit

Para provimit, ju duhet të përgatiteni dhe të ushtroni testet dhe vozitjen. Provimi i ka 30 pyetje dhe do të keni pyetje prej të gjitha kategorive (nocione, rregulla, shenja etj., ,ndërsa procesi i testimit zgjat 45 minuta. Për testimin në vozitje paraprakisht caktohen data dhe ora, dhe atë ditë ju duhet të paraqiteni në kohë për t’u testuar në vozitje. Për testimin instruktori dhe ekzamineri përcaktojnë një trajektore se në cilat zona ju do të ngasni/vozitni dhe zakonisht testimi zgjatë 30 minuta deri 1 orë.

Për të përvetësuar të gjitha mësimet para se të bëni provimin ju mund të shfrytëzoni aplikacionin “Autoshkolla”. Aty ju mund të gjeni të gjitha literaturen dhe informacionet rreth Testeve, nocionet, sinjalizimet, rregullat e trafikut, etj. Opsionet dhe mundësitë që ofron autoshkolla deri sa ju të jeni gati për provimin janë të ndryshme, si loja, testet online ne autoshkollë, postime për ngritjen e vetëdijës, postime informuese dhe pyetje në rrjetet tona sociale në Instagram dhe Facebook.

...dhe kështu ju jeni gati të identifikoheni si shofer/e i/e re. Vozitni me kujdes :). 







Artikujt

blog

Pas tentimit të 193, kalon testin e Autoshkollës


26.03.2021 1359

blog

Burri që dështoi 192 herë nga testi teorik i autoshkollës


26.03.2021 7277

blog

Më 15 Mars filloi ndërrimi i gomave të dimrit me ato të verës


17.03.2021 3424

blog

Vijnë përsëri targat RKS, ndërroni targat e Përkohshme/ Provuese


16.03.2021 2495

blog

Njeriu që kaloi testin me shkrim pas tentimit të 158-të


21.01.2021 3712

blog

Prishtina Parking: Rregullat e Parkingut dhe Fuqizimi


26.11.2020 4415

Shiko me shumë