A do të bëhet kryeqyteti me rampa pagese për veturat jashtë Prishtinës?
#rampa
#me pages
#prishtina me pages
U flit e u përflit se si Prishtina do t’i mbyll dyert për qytetet rreth saj.
Lajm ky që bëri bujë vikendin që lam pas, duke kritikuar kryeqytetin e Kosovës për vendimin e vendosjes së rampave në hyrje dhe dalje të kryeqytetit, raporton Autoshkolla Online.
Se për që të gjitha qytetet tjera u ofenduan dhe u ndjen të diskriminuara nuk do fakte. Numri i veturave në Prishtinë është rritur në një numër drastik, duke e bërë pothuajse të pamundur lëvizjen brenda kryeqytetit, me kolona në trafik që zgjasin së paku dhjetë minuta. Kjo po që natyrisht ndikon dukshëm në ndotjen e ambientit, por që ndihmohet edhe nga aspektet gjeografike, kushtet klimatike dhe metorologjike.
Prishtina njihet si vend me rrugë të ngushta dhe së fundmi kemi hasur në ditë të shumta kaosi, kryeqyteti ëhtë edhe nën ndërtim e sipër, rregullim të rrugëve për t’i mundësuar qytetarëve një lëvizje të lehtë, mirëpo kjo është procedurë që merr kohë, dhe numri i veturave të shumta nuk po ndihmon në kryerjen e këtij procesi.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shprehu mjaftë qartë mendimin e tij dhe të komunës, sa i përket veturave që vizitojne Prishtinën, qoftë për punë, qoftë për vizitë.
Ai bëri të ditur që lajmi se Prishtina do të vendosë rampat në hyrje dhe dalje të saj nuk qëndron, dhe është i pavërtetë.
Ahmeti ka shtuar se është në plan politik që në rrethinën e qytetit të Prishtinës kanë filluar punimet për parkingje, duke i shërbyer të gjithë ata që vijnë nga jashtë Prishtinës dhe nuk duan të mendojnë për parking brenda kryeqytetit.
Transportin publik këta persona do ta kenë falas, si pagesë do të shërbej bileta e parkingut.
Ahmeti bëri të ditur që Prishtina nuk ka vend për diskriminime, nuk do të vendosen rampat, por do të ketë nje parking me pagesë, sistem i cili tashmë është duke u zhvilluar në Londër dhe njihet me emrin Congestion Charge - apo taksë e tollovisë.