Gjithcka që duhet të dini rreth pajisjes me patentë shofer në Kosovë

#autoshkolla ne prishtine

#Autoshkolla RKS



 Cdo procedurë për tu pajisur me dokumentet identifikuese na ngjanë të jetë e komplikuar, dhe shpesh herë nuk jemi në dijeni për rrjedhojën e procedurave përkatëse. Meqenëse është e ditur se për tu pajisur me një dokument duhet pasur edhe disa dokumente tjera shoqëruese, në mënyrë që të bëhet validimi i dokumentit të kërkuar.
Një ndër dokumentet që kërkon procedura të ndryshme, për raste të ndryshme, është edhe dokumenti i patentë shoferit.
Shpesh herë kemi hasur në bisedime se si rrjedhojne procedurat dhe se cfarë duhet kemi parasyshë për sa i përket pajisjes me patent shofer, ose kur dikush ka humbur patentë shoferin, apo dëshiron të ndryshoj dicka në të dhënat personale.

Autoshkolla ju tregon se cilat janë procedurat dhe cfarë dokumentesh duhet të keni me vete kur adresoheni për njërin nga problemet si më poshtë.

1. Të gjitha dokumentet e nevojshme për pajisjen me Patentë Shofer në Republikën e Kosovës për herë të parë, dhe shtim të kategorive pas dhënies së provimit, si dhe procedurat përkatëse:

Kërkesa për pajisje me patentë shofer për herë të parë ose shtim të kategorive pas dhënies së provimit bëhet personalisht nga qytetari në Qendrën për Pajisje me Dokumente –MPB.

Kërkohen këto dokumente:
kopja e certifikatës së dhënies së provimit;kopja e letërnjoftimit me afat vlefshmërie,
ndërsa për shtetasit e huaj kopjae leje qëndrimit;kopjen e patentë shoferit në rast se ka bërë shtimin e kategorive,
në rast tëhumbjes Raportin Policor ; 

2. Ndërrimi i patentë shoferit të UNMIK-ut me atë të Republikës së Kosovës:

Kërkesa paraqitet nga qytetari ose i autorizuari në Qendrat për Pajisje me Dokumente

Kërkohen këto dokumente:
kopjen e patentë shoferit të UNMIK-ut;
Prezantimi i letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie;
Prezantimi i certifikatës mjekësore për patentë shoferi;
Raporti policor (Ky dokument kërkohet krahas dokumenteve tjera telartpërmendura në rast se pala ka humbur Patentë Shoferin e UNMIK-ut );

3. Ndërrimin e patentë shoferit të ish RFJ-së Brenda Kosovës me atë të Republikës së Kosovës:

Kërkesa paraqitet personalisht nga qytetari në Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Kërkohen këto dokumente:
kopjen e patentë shoferit të ish RFJ –së (nëse e posedon qytetari);
kopjen e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie;
certifikata mjekësore për patentë shoferi;
Dosja ose kartoni i fotokopjuar në arkivin për patentë shoferin e ish RFJ i nënshkruar nga zyrtari i QPD-së ose konfirmimi nga baza e të dhënave për patentë shoferi;

4. Për përmirësimin e të dhënave:

Kërkesa paraqitet personalisht nga qytetari në Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Kërkohen këto dokumente:
kopjen e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës.
kopjen e patentë shoferit të Republikës së Kosovës të lëshuar me gabime.
kopjen e dëshmisë nga organi kompetent, varësisht nga natyra e gabimit. 
Korrigjimin-ndryshimin e të dhënave në patentë shoferi mund ta kërkojnë edhe personat, të cilët kanë bërë ndryshimin e të dhënave personale ,
ndërrimin e emrit ose mbiemrit në bazë të kopjes së letërnjoftimit të Republikës së Kosovës dhe
dokumentit të organit kompetent mbi atë ndryshim.

5. Pajisja me patentë shofer pas humbjes, vjedhjes ose dëmtimit:

Kërkesa paraqitet nga qytetari ose i autorizuari në Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Kërkohen këto dokumente:
Raporti policor për humbjen e Patentë Shoferit;
Prezanton origjinalin e letërnjoftimit me afat vlefshmërie;
Prezanton patentë shoferin në rast dëmtimi dhe bashka ngjet kopjen e tij;

6. Për vazhdimin e patentë shoferit të Republikës së Kosovës :

Kërkesa paraqitet nga qytetari ose i autorizuari në Qendrat për Pajisje me Dokumente

Kërkohen këto dokumente:
Prezanton patentë shoferin dhe letërnjoftimin e Republikës së Kosovës.
Prezanton certifikatën mjekësore për patentë shoferi.
Raporti-Policor. Ky dokument kërkohet në rast se pala e ka të humbur Patentë shoferin e RKS-utme afat të skaduar.

7. Pajisja (ndërrimi) i patentë shoferit që është lëshuar nga shtetet e huaja të BE-së me atë të Republikës së Kosovës. 

Kërkesa paraqitet personalisht nga qytetari në Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Kërkohen këto dokumente:
Përkthimi i patentë shoferit të huaj në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës nga përkthyesi i autorizuar;
Për shtetasit e Republikës së Kosovës dorëzohet kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat të vlefshmërisë,
ndërsa për shtetasit e huaj ,
kopja e leje qëndrimit;
Me rastin e aplikimit ,pala dorëzon origjinalin e patentë shoferit të huaj, në rast të shtimit të kategorive edhe origjinalin e patentë shoferit të RKS –së , dhe duhet të prezantojë origjinalin e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës ose leje qëndrimit;
kopja e certifikatës mjekësore për patentë shoferi;
kopja e certifikatës mbi dhënien e provimit (ky dokument kërkohet vetëm për rastet e testimit për patentë shoferë të huaj sipas ligjit në fuqi); 
Pagesa për pajisje me patentë shoferi të Republikës së Kosovës në procedurë të rregullt është 15 Euro:
Ndërsa për procedurë urgjente pagesa shtesë në vlerë prej 50 Euro.

Autoshkolla këshillon të gjithë ata që akoma nuk kanë nisur me mësimet dhe përgatitjet të shfrytëzojnë këtë kohë të mësojnë online, dhe njëkohësisht të argëtohen me lojërat që autoshkolla posedon.
Për ta pasur më të lehtë dhe atraktive mësimin dhe përgaditjen për testim, aplikacioni Autoshkolla do të jetë mundësia juaj më e mirë për të dalur të suksesshëm:
iOS: https://apple.co/3igvejA
Android: http://bit.ly/2NFiULF https://www.autoshkolla-ks.com/testet

Artikujt

blog

Pas tentimit të 193, kalon testin e Autoshkollës


26.03.2021 1359

blog

Burri që dështoi 192 herë nga testi teorik i autoshkollës


26.03.2021 7277

blog

Më 15 Mars filloi ndërrimi i gomave të dimrit me ato të verës


17.03.2021 3424

blog

Vijnë përsëri targat RKS, ndërroni targat e Përkohshme/ Provuese


16.03.2021 2495

blog

Njeriu që kaloi testin me shkrim pas tentimit të 158-të


21.01.2021 3712

blog

Prishtina Parking: Rregullat e Parkingut dhe Fuqizimi


26.11.2020 4415

Shiko me shumë