Prishtina Parking: Rregullat e Parkingut dhe Fuqizimi
#Prishtina Parking
Për shumë kohë qytetarët janë përballur me sfidën e parkimit gjatë lëvijes në kryeqytet me veturë.
Mirëpo kësaj sfide si duket po i vie fundi pas themelimit të ndërrmarrjes shoqërore “Prishtina Parking”, me anë të së cilës Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se do i zgjidhë problemet dhe do largojë sfidat e parkingut brenda kryeqytetit, raporton Autoshkolla Online.
Rreth 35 punëtorë janë punësuar, dhe kjo ndërrmarrje pritet t’i ketë 5500 parkingje. Shpend Ahmeti ka ndarë me qytetarët përmes një postimi, detaje rreth punimeve të Prishtina Parking.
Sipas tij, gjatë kësaj jave do të përfundojnë tranimet e 20 kontrollorëve të parë të ndërrmarrjes Prishtina Parking.
Ndërkaq nga java tjetër fillojnë punimet e dy rrugëve, për t’i zgjeruar, dhe më pas në gjithë qytetin, prijnë rrugët Fehmi Agani dhe Rexhep Luci.
Ahmeti edhe njëherë ka njoftuar qytetarët se cdo parking publik do të jetë me pagesë, madje ka shtuar se këto pagesa do të bëhen edhe me qëndrim me minuta, pra nëse qëndron 7 minuta, paguhan 7 minuta.
Banorët që nuk janë rezidentë e kanë qëndrimin 2h maksimum, ndërsa rezidentët kanë përparësi dhe mund të qëndrojnë 24h, si dhe mund të kenë pagesë mujore.
Ahmeti më tej ka theksuar se vetura e parë për familje është e lirë, e pastaj cdo veturë tjetër shtrejtohet.
Mundësia për pagesë tanimë është edhe përmes aplikacionit, sms me operatorët Vala dhe Ipko, biletë dhe pajisje
Mos të harrojmë që patjetër ekziston edhe mundësia e dënimit në rast të mos pagesës me bllokim të veturës dhe gjobë prej 25 euro.Marrja me marimangë pastaj është kosto shtesë, ka shtuar Ahmeti.
Bëjmë të ditur se përmes aplikacionit është e mundur të shihni se ku ka parkingje të lira, në cdo kohë.