Ligji mbi Patentë Shoferin - Subjekti për aftësimin e kandidatit për shoferë
#Ligji mbi Patentë Shoferin
Për tu pajisur me patentë shofer natyrisht duhet kaluar mbi procedura të shumta, dhe po të njejtat janë të rregulluara nga ligji.
Sigurisht që është një ligj i plotë i dedikuar për patentë shoferin dhe për hollësitë që e përcjellin këtë procedurë, raporton Autoshkolla Online.
Ky ligj i ndarë në kapituj, ani pse duket si term që nuk e kemi eksploruar më herët, është mjaft i popullarizuar, ngase e kemi dëgjuar, në mos lexuar, nga njerëzit që iu janë nënshtruar procedurave për të poseduar dokumentin e patentë shoferit.
Ndër tjerash, në ligjin për patentë shoferin, është edhe kapitulli i Subjektit për aftësimin e kadidatit për shoferë, i ndarë në nenet paraprake.
Pika e parë që një kandidat referohet për aftësimin e tij për marrjen e patentë shoferit, patjetër që është pjesëmarrja në autoshkollë. Autoshkolla aftëson secilin kandidat për tu bërë një shofer i ardhsëm i automjeteve, apo bashkësisë së mjeteve. Autoshkolla themelohet në kuadër të instuticionit të sigurisë, e cila ka të drejtë të aftësojë vetëm pjesëtarët e vet.
Për licencimin e autoshkollave në Republikën e Kosovës, kompetente është Ministria.
Kush konsiderohet si kandidat potencialpër paisjen me patentë shofer?
Një person konsiderohet kandidat potenial për paisjen me patentë shofer jo më herët se gjashtë muaj para se të arrijë moshën e duhur për paisjen me patentë shofer, në kategorinë e caktuar. Ndërsa provimit për shofer i lejohet t’i nënshtrohet vetëm kur të arrijë moshën paraprake.
Mësimet teorike dhe praktike
Orët mësimore, pra pjesa teorike, mbahet në klasën mësimore, ndërkaq autoshkolla paraprakisht duhet t’i plotësoj kushtet e parapara. Minimumi i orëve mësimore është 20 orë, për kategorinë B, ndërkaq për tjerat 15 orë.
Pjesa praktike, është procedurë e aftësimit që e realizon instruktori i shoferëve. Minimumi i orëve mësimore nga pjesa praktike duhet të jetë së paku 20 orë, për kategorinë B, ndërkaq për tjerat 15 orë.
E gjatë kësaj kohë, orëve praktike, në automjet janë të lëjar vetëm instruktori dhe kandidati.
Cili është qëllimi i këtyre procedurave?
Qëllimi kryesor i këtyre procedurave që secili kandidat duhet të kaloj, është që po i njejti kandidat të jetë i aftësuar të bëhet një shofer që posedon njohuri dhe shkathtësi, si dhe patjetër të tregojë sjellje të nevojshme për të drejtuar automjetin në mënyrë komplet të pavarur, dhe më e rëndësishmja, të sigurt.
Meqenëse ligji për patentë shofer është tejet i shkallëzuar me detaje, ju mund të vizitoni vegëzën që të njiheni me hollësite rreth ligjit për patentë shofer. https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=12516