Ndihma e parë për patentë shofer - Kryqi i Kuq

#kryqi kuqe

Në Kosovë, fatkeqësisht shpesh ndodhin aksidente rrugore, nga të cilat mund të përfundojnë edhe me fatalitet. Secili nga ne mund të rastisë në një rast aksidenti ku mund të ndihmoj të lënduarit në një rast aksidenti, qe mund ti hasni gjate testimeve ne Autoshkolla Online.
Shumë i reëndësishëm dhe i nevojshëm është edhe kursi që kryqi i kuq jep në rastin e marrjes së patent shoferit. Ky kurs është tejet esencial për shpëtimin e një jete, qoftë ky rast aksidenti me njerëz të panjohur, në rrugë, apo në shtëpi me familjet tona.

Mësimet bazë të ndihmës së parë së kryqit të kuq mësohen në kursin e Kryqit të kuq nga instruktorët. Misioni i ndihmës së parë është “Shpëtoni 3 minuta jetë!”.

Eshtë obligative që cdo qytetar të jetë i vetëdijshëm, dhe i njohur me ecurtë dhe procedurat e ndihmës së parë, ngase 3 minuta janë pak por shumë të mëdha për personin i cili po përballet në luftë me vdekjen! Andaj, mësimi për ndihmën e parë është tejet i rëndësishëm, dhe cdo qytetar duhet të jetë i njohur me procedurat e saj.



Ndihma e parë paraqet kujdesin fillestar të personit të aksidentuar që ka pësuar lëndime. Ndihma e parë quhet ajo ndihmë e cila ofrohet në vendin e ngjarjes. Dhe e njëjta përfundon kur përmirësohet gjendja e të lënduarit, apo në vendin e ngjarjes kanë arritur instuticionet përkatëse të ndihmës së parë.



Mjaft i qartë është qëllimi i ndihmës së parë, të ruhet jeta e një individi. Qëllimi i dytë është zvogëlimi i komplikimeve të mundshme të cilat mund të ndodhin në vendin e ngjarjes, dhe mund të lëndojnë akoma më shumë viktimën në rast që nuk reagojmë. Si dhe qëllimi i ndihmës së parë është zvogëlimi i frikës apo panikës. Nganjëherë vetëm komunikimi me personinin e lënduar, e rritë mundësinë e mbijetesës. Esenca e ndihmës së parë është të ia zgjasim jetën personit të aksidentuar.



Gjatë ndihmës së parë duhet pasë parasysh disa hapa:
Hapi i parë është njohja e gjendjes së viktimës.
Hapi i dytë është obligative që një person të njoftojë urgjencën e qytetit. (Numri i telefonit në Prishtinë 194.)
Hapi i tretë RKP i hershëm,
Defibrilim i hershëm, dhe
Kujdesi i hershëm i avancuar.

Hapi 1:
Kontrollo vendin e ngjarjes:
A është sigurt?
Cka ka ndodhur?
Sa persona janë lënduar?
A mundet dikush tjetër të ju ndihmoj?

Hapi 2:
Kontrolloje të lënduarin:
Mos e lëviz të lënduarin vetmëm nësë është e domosdoshmë.
Së pari kujdesuni për të lënduarin që:
S’ka vetëdije,
S’ka puls,
S’ka frymëmarrje,
Ka gjakderdhje të rëndë.

Procedurat e ndihmës së parë dallojnë. Kështu personat deri në moshën 8 vjec konsiderohen fëmijë, ndërsa mbi 8 vjec konsiderohen si persona të rritur. Andaj edhe procedurat e ndihmës së parë dallojnë.

Informacione mbi procesin e Kryqit të Kuq për autoshkollë

Natyrisht edhe kjo procedurë ka mënyrat e saja të kryerjes së procesit. 
Për tu pajisur me certifikatën e Kryqit të Kuq duhet së pari të bëhet paraqitja e kërkesës në Kryqin e Kuq, si dhe lënja e terminit ( procedurë që mund të ju ndihmoj edhe autoshkolla ku ju po mbani orët dhe ligjeratat). 
Pagesën për Kryqin e Kuq e kryeni përmes bankës 15 euro, me 1 euro provizion, gjithsej 16 euro. Si dokument që patjetër ta keni me vete është letërnjoftimi juaj.
 Pagesa mund të kryhet një ditë përpara terminit tuaj, mos harroni fletpagesën ta keni me vete kur të paraqiteni tek Kryqi i Kuq. 
Kryqi i Kuq, ligjeratat dhe mësimi zgjat 4 orë (kjo mbase mund të ndryshojë shkaku i gjendjes pandemike). Në fund të ligjeratave pason testimi që përmban të gjitha diskutimet e mëparshme.
Pas kësaj, ju pajiseni me një certefikatë nga Kryqi i Kuq, të cilën duhet ta dërgoni në autoshkollë.

Aksidentet nganjëherë janë të pamundshme të evitohen, mirëpo lusim të gjithë ata që ngasin veturat dhe mjetet tjera motorike të kenë kujdes të tejshtuar. Gjithashtu edhe vozitësit e ri, dhe ata që duan të bëhen vozitës të njohin përgjgjësitë përkatëse.Mbi 200 mijë përdorues të aplikacionit Autoshkolla Online, dolën të sukseshëm dy vitet e fundit në Kosovë. Aplikacioni Autoshkolla Online është platformë që përmbanë testet e fundit dhe aktuale, gjithsej 84 teste. Ky aplikacion mund të shkarkohet edhe në telefon si në Android ashtu edhe në iOS.

Artikujt

blog

Pas tentimit të 193, kalon testin e Autoshkollës


26.03.2021 1359

blog

Burri që dështoi 192 herë nga testi teorik i autoshkollës


26.03.2021 7277

blog

Më 15 Mars filloi ndërrimi i gomave të dimrit me ato të verës


17.03.2021 3424

blog

Vijnë përsëri targat RKS, ndërroni targat e Përkohshme/ Provuese


16.03.2021 2495

blog

Njeriu që kaloi testin me shkrim pas tentimit të 158-të


21.01.2021 3712

blog

Prishtina Parking: Rregullat e Parkingut dhe Fuqizimi


26.11.2020 4415

Shiko me shumë